Zjarret në Kaliforni jashtë kontrollit, ushtria zbarkon në rrugë për të menaxhuar situatën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zjarret vazhdojnë në pjesën veriperëndimore të Shteteve të Bashkuara. Ato kanëshkaktuar deri tani vdekjen e të paktën 35 njerëzve. Shkencëtarët thonë se këto janë zjarre të pashembullta për nga madhësia dhe shtrirja e tyre. Zyrtarët thonë se janë duke përdorur të gjitha kapacitetet për të luftuar zjarret, që kanë djegur miliona hektarë tokë. Në këtë përpjekje është angazhuar edhe ushtria amerikane.

Marinsat amerikanë në Kampin Pendleton në Kaliforninë jugore po përgatiten për betejën kundër zjarreve vdekjeprurëse që po godasin rajonin veriperëndimor të vendit.

“Gjatë ditëve të fundit, marinsat kanë marrë të gjitha pajisjet e nevojshme për misionin. Trajnimi filloi sot, dhe ata do të vazhdojnë të stërviten gjatë ditëve të ardhshme, para se të dislokohen në terren për të filluar punën.”

Togerja Melina Mesta thotë se marinsat kanë nderin të mbështesin operacionet e zjarrfikësve sot, ashtu siç kanë bërë edhe në të kaluarën. Oficeri Andrew Heisinger thotë se ai ka rreth 80 marinsa në njesinë e tij, të gjithë vullnetarë.

“Ky mision, është fare pranë nesh. Mbi 50 për qind e marinsave në njësinë tonë në Kampin Pendleton janë nga Kalifornia, kështu që shumë prej tyre janë prekur nga zjarri pasi ai ka përfshirë zonat ku ata kanë lindur dhe janë rritur”.

Frank Guzman i Shërbimit Pyjor të Shteteve të Bashkuara mirëpret përvojën taktike të ushtarëve profesionistë.

“Ata janë mësuar të punojnë në njësi të vogla. Janë mësuar të përshtaten dhe të kapërcejnë sfidat. Unë mendoj se kjo është një nga vlerat e tyre thelbësore, që do të jetë e rëndësishme në luftën ndaj zjarreve që shpejt ndryshojnë drejtim dhe janë një forcë shumë e paparashikueshme natyrore.”

Të paktën 35 persona kanë vdekur dhe miliona hektarë janë shkatërruar në zjarret e këtij sezoni në rajonin veriperëndimor të Shteteve të Bashkuara. Shkencëtarët thonë se këto janë zjarret më masive në gati dy dekada. Ekspertët e lidhin intensitetin dhe dendësinë e zjarreve me ndryshimin e klimës.

Lexo edhe :  Lufta në Gaza/ Hamas refuzon marrëveshjen për planin e armëpushimit!

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Varret perandorake Xixia, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

arret perandorake Xixia të Kinës u regjistruan në Listën e Trashëgimisë Botërore gjatë sesionit të 47-të të Komitetit të...

“Më thonë je çupë!”, Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

Vergjinushja është një nënë 76-vjeçare, e vuajtur, e ofenduar dhe e dhunuar nga djali i madh dhe nusja e tij. Ajo gjendet përballë djalit...

Detyrimet e papaguara/ Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së energjisë

Nga e hëna e datës 21 korrik, kompania OSHEE grup do të nis zbatimin e skemës për pagesën me këste të detyrimeve të papaguara...

Zjarr në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë dhe terrenit të thyer

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një...

Shumica e qytetarëve europianë mbështesin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një sondazh ka treguar se shumica...

Lajme të tjera

Web TV