La ndeshjen në pjesën e parë, Verona zbulon problemin e Kumbullës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti me origjinë shqiptare që po shkëlqen te klubi i Veronës, Marash  Kumbulla ka kërkuar që të zëvendësohet që në pjesën e parë të takimit të skuadrës së tij me Bologna-n.

Kumbulla u detyrua që të linte në mes ndeshjen për shkak të problemeve me shikimin.

Në një komunikim të klubit të Veronas me mediet italiane bëhet me dije se 19-vjeçari shqiptar pati probleme me migrenën okulare, e cila turbullon shikimin.

Ndërsa, më tej shtohet se Kumbulla është duke u mbajtur nën vëzhgimin mjekësor dhe nëse do të jetë e nevojshme do kryhen të gjitha vizitat dhe analizat.

Njoftimi i klubit të Veronës:

Klubi i Veronës njofton se futbollisti Marash Kumbulla kërkoi të zëvendësohej në pjesën e parë të takimit kundër Bolonjës për shkak të migrenës okulare, e cila turbullon përkohësisht shikimin.

Futbollisti do të mbahet nën vëzhgim dhe nëse do të jetë e nevojshme, do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore në orët e ardhshme./Fjala.al/

Të fundit

Qyteti dhe Arti- Mozaiku i munguar në arkitekturën bashkëkohore urbane

Në ansamblin e elementëve të zhvilluar në arkitekturën urbane, mungon elementi i mozaikut, ndërkohë që ai mund të ketë...

Nën radarin e Juventusit dhe Milanit, por Xhaka “tundohet” nga një klub i ri në horizont

Vera e Granit Xhakës parashikohet të jetë shumë e nxehtë. Mesfushori shqiptar është kthyer në objektivin e merkatos të klubeve me shumë emër, pasi...

“PD kasolle dhe çetë e kryetarit”/ Kjo vjeshtë duhet të ketë zgjedhje për PD-në!

Ish-deputeti i PD-së i ftuar në një studio televizive tha  se ndërsa duhet të ishte një solidaritet, ata u fshehën të gjithë dhe heshtën,...

“E dha jetën për të tjerët”/ Flet mes lotësh bashkëshortja e kapitenit në Shkodër

Bashkëshortja e kapitenit të anijes, Arben Anamali, i cili humbi jetën për të shpëtuar dy turistet e huaja nga mbytja në Liqenin e Shkodrës,...

Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, hidhet molotov ndaj fadromave të IKMT!

Tensionet në zonën e Thethit janë përshkallëzuar ndjeshëm, ndërsa Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po vijon aksionin për shembjen e ndërtimeve pa...

Lajme të tjera

Web TV