“Kafe te lagja”, Topalli ndan momentet e bukura me të ëmën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas politikës për të cilën Topalli ka shumë kritika ish-deputetja e PD  ka edhe momente që ia hedh poshtë të gjitha. Një prej tyre duket se është edhe ky mëngjes të diele.

Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli e ka nisur këtë ditë të diele duke shijuar një kafe në lagjen e saj.

Shoqëruesja për këtë kafe është një nga njerëzit e saj më të dashur, pikërisht nëna e Topallit.

Teksa ka postuar një foto në rrjetin e saj social Facebook ku shfaqen të lumtura nënë e bijë,  Jozefina Topalli shkruan përkrah: “Kafe te lagja”.

Nuk është hera e parë që Topalli i vlerëson shumë të tilla momente, disa ditë më parë gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Topalli zbuloi atë pjesë për të cilën ajo lumturohet dhe dorëzohet. Është nipi i saj, djali i vajzës që për Topallin është sikur lind dielli.

“Të qenit gjyshe është gjëja më e bukur që njeriu mund të përjetojë. Nëse fëmija është një dashuri e madhe, nipi është një adhurim. Ndaj të thashë që unë kam qenë e privilegjuar në jetë. Fëmijët i kam mirë me shëndet, nuk më kanë krijuar shqetësime, nuk më kanë lënë ndonjë natë pa fjetur. A ka gjë më të bukur? I them Zotit faleminderit 1 mijë herë.

Zoti i rregullon ndonjëherë punët me dorën e vet. Unë kam dhe në shtëpi nënën që është e sëmurë dhe këto vite që unë kam qenë larg parlamentit kam pasur mundësinë të kujdesem për nënën por edhe ndihmoj vajzën time për të rritur fëmijën e vogël”, tha Topalli./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/jozefina.topalli.9/posts/3304331469653310

Të fundit

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim...

Protesta për ish-krerët e UÇK, Rama: Pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin

Në Prishtinë u mbajt këtë enjte, 7 gusht, një protestë në mbështetje të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku qytetarë të shumtë kërkuan...

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Lajme të tjera

Web TV