Nga 1 tetori maskat nuk do të jenë më detyrim ligjor në lokale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemiologia e njohur, Eugena Tomini është shprehur se mbajtja e maskës nuk do të jetë detyrim për klientët që do të frekuentojnë baret dhe restorantet. Edhe pse është e detyrueshme në të gjitha mjediset e mbyllura, prej 1 tetorit kjo gjë do t’i lihet në dorë klientit, ndërsa për personelin që servir është një detyrim ligjor:

“Mbajtja e maskës nuk është një element i domosdoshëm gjatë procesit të ngrënies, por pas mbarimit dhe konsumimit këto mjedise konsiderohen ambiente të mbyllura.  Secili do të krijojë kushtet e higjenës personale, është pergjegjësi personale, por që bëhet edhe përgjegjësi kolektive”, shprehet Tomimi.

Si mënyrën e vetme për të frenuar infektimet paslehtësimit të këtyre masave epidemiologia sheh respektimin e rreptë te pikave të protokollit:

“Vendosja e tavolinave në bar restorante do të jetë 2 metra në të gjitha drejtimet. Përballja me kurriz dhe përballë do të jetë 2 metra.

Që të gjithë mjediset e mbyllura duhet të kënë ajrosje të vazhdueshme, dritaret dhe dyert duhet të jenë të hapura. Duhet të bëhet vendosja e dezinfektantëve në hyrje të subjektit”, shton ajo.

Protokolli i detyron restorantet që të përdorim menu elektornike ose plastike në mënyrë që të pastrohet lehtë, si dhe vendosjen e xhamit ndarës në rastet kur pagesa bëhet në arkë.

Akti Normativ lejon po ashtu përdorimin e pishinave në mjedise të mbyllura, por lë sërish të mbyllura lokalet e natës.

Pa.Va/Fjala.al

 

 

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV