Merkel: Gjermania rrezikon të ketë mbi 19 mijë raste ditore me Covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelarja gjermane paralajmëroi sot se gjithçka po shkon drejt një mesatareje ditore prej mbi 19 mijë personash të infektuar me COVID-19.

“Nëse vazhdojmë kështu, me këtë trend, atëherë do të kemi 19,200 infeksione në ditë”, paralajmëroi Merkel.

Ajo tha se duhet të merren masa kundër pikave të nxehta lokale, përndryshe Gjermania do të kishte numra si vendet e tjera evropiane deri në Krishtlindje, raporton Deutschewelle.

Merkel tha se numri i infeksioneve në Evropë është shumë shqetësues dhe se është e nevojshme të bëjmë gjithçka që ta parandalojmë rritjen eksponenciale.

Kancelarja theksoi se është e nevojshme të përcaktohen përparësitë dhe se ekonomia duhet të vazhdojë të funksionojë, shkollat dhe kopshtet duhet të qëndrojnë të hapura, por që futbolli është diçka dytësor.

Ajo kritikoi gjithashtu autoritetet lokale, veçanërisht qeverinë e provincës së Berlinit, duke thënë se “diçka më në fund duhet të bëhet në atë qytet”.

Gjermania deri më tani ka raportuar 286 mijë raste me coronavirus gjersa kanë vdekur 9534 persona./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

The Times: Rusia synon zhdukjen e Ukrainës, shkëmbimi i territoreve nuk e ndal luftën

Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në vitin 2022, ka pasur dy fraza që kanë qenë shtyllat kryesore...

Zjarret në Gramsh, policia: Flakët i ndezi 80-vjeçari që vdiq në kopshtin e banesës

Policia e Elbasanit ka njoftuar zyrtarisht se zjarri i përmasave të mëdha në fshatrat e Gramshit është shkaktuar nga një 80-vjeçar, i cili fatkeqësisht...

Osmanët masakrojnë 800 të krishterë që nuk pranuan të konvertoheshin në Islam

1480 – Beteja e Otrantos Më 28 korrik 1480, një flotë osmane prej rreth 90 anijesh, me mbi 18 mijë ushtarë, e udhëhequr nga komandanti...

Regjistrohet viktima e parë nga zjarret

Paraditen e sotme u regjistrua viktima e parë nga zjarret në vendin tonë. Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur...

Mbi 20 të vrarë në Gaza. Avionët dhe tanket izraelite, breshëri sulmesh në enklavë

Avionët dhe tanket izraelite vijuan bombardimet në zonat lindore të qytetit të Gazës përgjatë natës, duke vrarë të paktën 11 vetë. Në jug të enklavës,...

Lajme të tjera

Web TV