Ditën e sotme u nda nga jeta dirigjentja e parë shqiptare, Rozmari Jorganxhi. Ajo ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare në Itali.
Disa orë pas ndarjes së saj nga jeta ka reaguar edhe i biri i saj, kantautori i njohur Gjergj Leka. Teksa i dedikon një mesazh prekës, ai shkruan se ajo u nda nga jeta në ditën e lindjes së babait të tij të ndjerë.
Mesazhi i Lekës
“Më ike e nuk të dhashë puthjen e fundit……Mezi po prisje të bashkoheshe me babin dhe pikërisht sot në ditëlindjen e tij u ngjite lart. Mi bëj hallall gjithë fajet…..”, shkruan Leka,
Pa.Va/Fjala.al