Si të kujdesemi për tatuazhet, mirëmbajtja dhe gabimet që nuk duhen bërë  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëzues i vogël se si të shmangni rrezikun e infeksioneve dhe skuqjes por gjithashtu që ato veniten ose shurdhohen

Është art, në të gjitha aspektet. Kujdesi për një tatuazh kërkon shumë vëmendje, veçanërisht në orët e para, menjëherë pas realizimit të tij. Kjo është për të shmangur rrezikun e infeksioneve dhe skuqjes, por gjithashtu për të lejuar që lëkura të “shërohet” në mënyrën më të mirë të mundshme, për t’i bërë linjat e dizajnit të përcaktuara dhe ngjyrat të gjalla.

Si duhet të mirëmbajmë një tatuazh ?

KUJDESI I PARË – Rregulli kryesor themelor është të ndiqni me përpikëri udhëzimet e  tatuazhistit tuaj.

Si rregull i përgjithshëm, menjëherë pas realizimit të dizajnit këshillohet që të mos hiqni mbrojtjen (ose garzën) në dy ose tre orë në vijim. Pas kësaj periudhe kohore, para se të vazhdoni me heqjen, është e nevojshme të lani duart tuaja plotësisht me një sapun antibakterial dhe pastaj të kaloni në larjen e tatuazhit. Sfungjerë ose sende të tjera janë plotësisht të ndaluar, përdoren vetëm majat e gishtave.
Nuk duhet ta gërvishtni fare, edhe në rast të kruajtjes (rezistoni, do të krijonte acarim dhe kore dhe do të ishte shumë më keq). Për ta tharë, letra thithëse është e mirë (peshqiri mund të lëshojë garzë), pa u fërkuar. Pastaj kalohet mbi tatuazh një shtresë e lehtë kremi që ju është rekomanduar nga tatuazhisti.

MIRËTMBAJTJA – Gjithmonë në përgjithësi, gjatë periudhës së ‘shërimit’ epidermik, tatuazhi duhet të lahet një herë në ditë dhe të trajtohet me kremin ‘pas kujdesit’ tre deri në katër herë në ditë.
Ekspozimi ndaj diellit duhet të shmanget (është armiku numër një). Deti, pishina, sauna, rrobat e ngushta gjithashtu duhet të shmangen. Lëkura duhet të mbahet gjithmonë e hidratuar, edhe pas shërimit, në mënyrë që modeli të mbetet në kushte optimale dhe ngjyrat të mos jenë të  zbrehta dhe të venitua. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV