Covid-19/ Manastirliu: Vetëm Serbia më mirë se ne, po e kontrollojmë kurbën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu reagoi ndaj akuzave të opozitës për numrin e ulët të testimeve. E ftuar në emisionin OPEN, ministrja u shpreh se vendi ynë duhet të krahasohet me veten dhe jo me shtetet e huaja.

Sipas Manastirliut ka patur rritje të vazhdueshme të testimeve, ndërsa insistoi se vendimin për testimet e marrin ekspertët dhe jo qeveria.

“Numri i testimeve nuk është një numër që vendoset nga qeveria, por një strategji që miratohet nga një ekip ekspertësh. Testimi nuk është një qëllim në vetvetë. Opozita e ka shumë qef krahasimin, është krahasur me Gjermaninë dhe ka dalë e dyta. Të krahasohemi me veten tonë, sa testime bënim në qershor dhe sa në shtator.”, tha Manastirliu.

Më tej ajo shtoi se Shqipëria është më mirë se vendet e Rajonit dhe disa vende të Europës, referuar shifrave të COVID-19.

“Bilancet duhen bërë në fund të luftës. Kemi numrin më të ulët të infektimve krahasur me vendet europiane dhe të rajonit. Për fatalitetet nga COVID, vetëm Serbia është më mirë se ne. Koronavirusi nuk është zhdukur. Situata është serioze, nuk mund të themi jemi mirë. Por po e menaxhojmë mirë situatën. Fatalitetet na dëmtojnë të gjithëve. Po mbajmë nën kontroll kurbën”, theksoi ministrja.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

“Skyscanner”: Ja cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri

Zbuloni plazhet më të mira të Shqipërisë, ku ju presin peizazhe mahnitëse bregdetare, sipas një artikulli të botuar në...

FMN: Reformat efikase mund të rrisin me 9% PBB-në e Shqipërisë

Efikasiteti i zbatimit të reformave do të rrisë ekonominë e Shqipërisë dhe në përgjithësi atë të Ballkanit Perëndimor me rreth 9 për qind në...

Votuam pro e kundër ndalimit të Palestine Action, por kemi plan ta përfundojmë rrëmujën

Stella Creasy dhe Peter Hain* Asnjëri prej nesh nuk e mbështet organizatën, por ajo që po ndodh nuk arrin as të mbrojë të drejtën e...

Fluks në dalje nga Porti i Durrësit, bien shifrat e pasagjerëve në hyrje të vendit

Nga dita e premte dhe deri ditën e djeshme (19 gusht) në portin e Durrësit janë përpunuar në hyrje dhe dalje afro 38 mijë...

Të gjithë duan të shpëtojnë nga Ukraina

Nga Frrok Çupi Madje edhe vetë Ukraina do të shpëtojë nga ‘Ukraina’. Që nga muaji shkurt 2025 deri në dje, 18 gusht 2025, presidenti i Ukrainës...

Lajme të tjera

Web TV