Kur Leku u quajt i ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga anomalitë që vazhdon dhe sot e kësaj dite është ngatërresa e lekëve të reja me ato të vjetra. Thënë më qartë, nëse marrim shembull një kartëmonedhë të re 500 lekëshe, shumë shqiptarë vazhdojnë ende ta quajnë 5000 lekëshe. Por kur ndodhi këmbimi i monedhës së vjetër LEK në monedhën e re?

Më 16 gusht 1965, në bazë të dekretit nr. 4028, datë 14.07.1965, filloi këmbimi i monedhës së vjetër në LEK me monedhën e re në LEK. Këmbimi u bë në raportin 10 lekë të vjetra me 1 lek të ri, pa asnjë kufizim, nga data 16 gusht deri më 15 tetor të 1965-ës.

Banka e Shtetit Shqiptar u autorizua të hiqte gradualisht nga qarkullimi monedhat dhe kartëmonedhat e viteve 1947, 1949 dhe 1957, dhe të vinte në qarkullim monedhën e re LEK, në kartëmonedhat me prerje prej 100, 50, 25, 10, 5, 3 dhe 1 lek dhe monedhën metalike prej 1 lek, 50, 20, 10 dhe 5 qindarka të vitit 1964. Kartëmonedhat me të njëjtat pamje u rishtypën edhe në vitin 1976, duke ndryshuar vetëm vitin e emetimit nga 1964 në 1976. Nga 16 gushti 1965, çmimet e mallrave dhe të shërbimeve, pagat e punës, pensionet, bursat, tatimet e taksat dhe çdo veprim tjetër financiar midis ndërmarrjeve, institucioneve e organizatave shtetërore, kooperativiste e shoqërore ose i shtetasve llogariteshin me monedhën e re, sipas raportit 10 me 1. Publiku hasi vështirësi të mëdha në emërtimin e lekut të ri me vlerën e tij të vërtetë. Për shembull, kartëmonedhën e re 100 lekëshe vazhdoi ta quante 1000 lekëshe.

Megjithëse kanë kaluar mbi 50 vjet, kjo anomali vazhdon në treg në shumë raste edhe sot.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Shoqëria jonë: Nga e hapur në të kapur

Nga Fejzo SUBASHI. "Thuhet dhe pretendohet me te madhe se jemi një shoqëri demokratike dhe e hapur, por në thelb...

VIDEO/ Dikur tallej me Joe Biden, por e pësoi vetë! Trump pengohet në shkallët e avionit

Një incident ka ndodhur së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti Donald Trump, ai që dikur “tallej” me Joe Biden, është penguar vetë...

Tom Cruise kërkon një pagesë marramendëse për rikthimin në filmin e famshëm

Tom Cruise thuhet se kërkon një shumë marramendëse prej 35-40 milionë dollarësh paraprakisht për t’u rikthyer si Maverick në Top Gun 3. Njerëz të brendshëm...

Në botën luksoze të Kim Kardashian: 10 kujdestarë dhe një pagë që të lë pa fjalë

Kim Kardashian, ylli i njohur televiziv, ka investuar shumë në kujdesin për fëmijët e saj. Sipas “RadarOnline.com”, ajo ka angazhuar një ekip prej rreth...

Hyn në fuqi urdhri i Trump, që ndalon qytetarët e 12 vendeve të botës të hyjnë në SHBA

Ndalesa e re për udhëtimin, e cila është shpallur nga Presidenti Donald Trump, hyri në fuqi të hënën në mëngjes, menjëherë pas mesnatës. Ky...

Lajme të tjera

Web TV