Imzot Frendo mesazh politikës: Të marrë fund sistemi i korruptuar, të varfrit viktimat e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arkipeshkv i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, Imzot George Frendo drejton një mesazh për politikën shqiptare.

Ky mesazh vjen pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit dhe në të thuhet se duhet të marrë fund sistemi i korruptuar, duke shtuar se të varfrit dhe ata që kanë nevojë më së shumti duhet që të mbështeten më së shumti.

Imzot Frendo shton se viktimat më të mëdha të një sistemi të korruptuar janë më të varfrit: nuk kanë mjete për ta mbrojtur vetveten, as kanë mjete financiare për t’i shpërblyer njerëzit e korruptuar që kërkojnë ryshfete.

Mesazhi i plotë

KUSH KUJDESET PËR TË VARFRIT?

Imzot George Frendo O.P.

Kush e vret mendjen për të varfrit? Çdo vit, afër fundit të gushtit, shumë familje të varfra, tashmë në gjendja ekonomike tepër të vështirë, sepse njerëz të paskrupullt i detyrojnë të paguajnë qira astronomike për shtëpinë ku banojnë (nganjëherë i ngjan më shumë një stalle sesa një shtëpie) ose çmime të larta arbitrare aforfe për konsumin e dritave, tani duhet të përballojnë edhe një problem tjetër: shpenzimet për shkollat e fëmijëve.

Është turp i madh kur njerëz, nga të cilët varet e ardhmja e shumë njerëzve të mjerë, nuk japin atë që kanë për detyrë të japin, pa marrë para; dhe është poshtëruese kur njerëz, që janë në varësi nga të tjerët, nuk marrin atë që kanë të drejtë të marrin pa paguar para.

Kam dëgjuar për disa profesorë në një universitet që nuk japin një notë të mirë në provim përveçse kur studenti iu ka paguar lekë. Kjo jo vetëm është një padrejtësi e madhe, por është edhe një njollë shumë e shëmtuar për një vend që kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Dhe në këtë mënyrë po u jepen diploma personave që nuk i meritojnë, ndërsa iu mohohen atyre që i meritojnë. Një situatë e tillë inkurajon korrupsionin, e kështu shoqëria e nesërme do të jetë ende më e korruptuar sesa shoqëria e sotme.

Dhe kjo situatë nuk kufizohet vetëm në fushën e arsimit. Fatkeqësisht, përhapet në shumë fusha të tjera. Nëse paguan ryshfete, mund të fitosh çka të duash dhe të arrish ku të duash; në të kundërt, s’ke shans, as për të gjetur punë, për të cilën çdo njeri ka të drejtë! Nëse ke fuqi dhe zotëron një klub nate, mund ta mbash hapur tërë natën me muzikë me zë të lartë që mund të zgjojë tërë qytetin, pa asnjë respekt për të drejtën e qytetarëve për të fjetur natën. Por… Kujt i bëhet vonë?!

Lexo edhe :  Platforma globale ‘Plug and Play’ në Tiranë, Veliaj: Regjistroni falas fëmijët

Në fushën shëndetësore? E tmerrshme! Është spital shtetëror, por kirurgu do lekë për të të operuar, infermieri do lekë për të të dhënë injeksion, pastruesja do lekë për të ta pastruar dhomën… E nëse je i varfër? Kujt i bëhet vonë?! “Nuk është puna ime” – të përgjigjen. “Xhepi im nuk ka miq!” – ka thënë një kirurg një pacienti të varfër.

Sa shumë herë kemi dëgjuar për njerëz që janë vetëvrarë pasi kishin shumë borxhe e shumë probleme të tjera financiare që nuk mund t’i përballonin dot, dhe fatkeqësisht nuk gjetën asnjë zgjidhje tjetër përveçse t’i shmangnin këto probleme duke i dhënë fund jetës… Atëherë i qajmë, na vjen keq për familjet e tyre… por pikërisht atëherë është tepër vonë! Kush mendonte për ta ndërsa ende vrisnin mendjen për këto probleme? Kush pati mëshirë për ta? Kush i mbështeti dhe i mbrojti? Kush i kishte vënë re se po vuanin? Kujt i bëhet vonë?!

Viktimat më të mëdha të një sistemi të korruptuar janë më të varfrit: nuk kanë mjete për ta mbrojtur vetveten, as kanë mjete financiare për t’i shpërblyer njerëzit e korruptuar që kërkojnë ryshfete. Po kujt i bëhet vonë?!

Shtatë muaj para zgjedhjeve politike uroj politikanët tanë të kenë parasysh dinjitetin e të varfërve. Personat e të varfërve vlen më shumë sesa votat e të varfërve. Dhe i uroj të angazhohen seriozisht për ta kontrolluar korrupsionin dhe të kujdesen më shumë për të varfrit dhe për të drejtat e tyre. Para Zotit të gjithë jemi barabartë, të gjithë kemi të njëjtin dinjitet dhe të njëjtat të drejta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV