I pari person që u shërua nga HIV, humbet jetën nga kanceri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personi i parë i kuruar nga virusi HIV, Timothy Ray Brown, ka vdekur nga kanceri.

Brown, i cili është njohur edhe si “pacienti i Berlinit”, është shëruar më shumë se një dekadë më parë, me një transplant të palcës së kockave nga një dhurues që ishte natyrshëm rezistent ndaj HIV-it.

Shoqata Ndërkombëtare e AIDS-it, sëmundjes që e shkakton virusi HIV, tha se Brown i ka dhënë botës shpresë se kura për HIV-in është e mundshme.

Brown, 54 vjeç, ka lindur në SHBA, është diagnostikuar me HIV kur ishte duke jetuar në Berlin, në vitin 1995.

Në vitin 2007, ai është diagnostikuar me një lloj kanceri në gjak, të quajtur leuçemi akute mieloide.

Brown është shëruar për disa vite, por kanceri iu  rikthye këtë vit, duke iu përhapur në tru dhe në palcën kurrizore.

”Me trishtim të madh ju njoftoj se Timothy vdiq … i rrethuar nga unë dhe miqtë, pas një beteje pesëmujore me leuçeminë”, shkroi partneri i tij, Tim Hoeffgen, në Facebook.

Rreth 37 milionë njerëz në gjithë botën jetojnë aktualisht me HIV.

Sëmundja e AIDS-it ka vrarë rreth 35 milionë njerëz qëkur ka nisur në vitet 1980. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Kosova do të sulmohet nga Serbia?/ Alfred Cako bën parashikimin për vitin 2027

Alfred Cako ka qenë së fundmi i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur rreth...

Lista e ndershme muzikore e Ana Matronic

"E kam të trishtueshme dhe të vështirë të dëgjoj The Smiths": Anëtarja e Scissor Sisters ka një marrëdhënie të ndërlikuar me The Smiths dhe...

Ku tundet një bush del një Berishë

Nga Frrok Çupi Kur doli se Sali Berisha ishte dorëzuar në një intervistë në televizionin shtetëror të Iranit, kishte disa njerëz që u habitën. Njerëz...

SPAK shtyn afatin për zgjedhjen e kreut të BKH, shkak dokumentacioni i parregullt

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shtyjë deri të martën, 24 qershor 2025, afatin për nisjen e procedurave...

E rëndë në Elbasan, gjendet i pajetë një trup në ujërat e lumit Shkumbin

Një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit Shkumbin nga një peshkatar i zonës. Policia ka rrethuar zonën dhe për nxjerrjen e...

Lajme të tjera

Web TV