Nis takimi i dytë i bluzave të bardha me qeverinë, në pritje për miratimin e 4 kërkesave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur takimi i dytë i mjekëve me përfaqësues të qeverisë për të diskutuar sërish për 4 kërkesat e tyre themelore.

Ky takim po zhvillohet në ambientet e Kryeministrisë me një përfaqësi të mjekëve dhe infermierëve përbërë nga 10 persona, pjesëtarë të sindikatës së mjekëve si dhe përfaqësi nga qeveria.

Diskutimet e sotme do të kenë në thelb 4 kërkesat e bluzave të bardha ku 3 prej tyre varen drejtëpërdrejtë nga qeveria në aspektin ekonomik të tyre.

Kërkesat e mjekëve:

-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm

-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV