Covid-19 vazhdon të përhapet çdo ditë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Një infermiere në Qendrën Shëndetësore Nr.1 në Berat dhe një mësues në shkollën 9-vjeçare në Mbrakull kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Mësuesi i fizkulturës ka shfaqur probleme shëndetësore dhe menjëherë ka kontaktuar me drejtorin e shkollës Mbrakull, ku ky i fundit e ka drejtuar për të bërë tamponin dhe është karantinuar pranë banesës.
Pa.Va/Fjala.al