Vllaznia nënshkruan edhe me Abdurrahman Fangajn, mbrojtësi, për 3 sezone kuqeblu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-mbrojtësi i djathtë i Laçit kthehet tek klubi i vendlindjes me një kontratë 3-vjeçare. Ndonëse trajneri Tomas Brdariç pati pohuar para 10 ditësh në një intervistë të posaçme për RTSH Sport se grupi aktual i lojtarëve ishte grupi përfundimtar me të cilin do të përballonte sezonin, Vllaznia nuk ndalet në merkato dhe të mërkurën në mbrëmje ka bërë të ditur një tjetër përforcimi të rëndësishëm. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Vllaznia ka njoftuar se ka bërë realitet edhe një tjetër firmë në kontratë.
“Drejtuesit e klubit, në përpjekje për të ndërtuar një ekip cilësor, vijojnë edhe punën për rikthimin e futbollistëve të talentuar shkodranë që kanë luajtur me ekipet e tjera”, – shkruan klubi kuqeblu në postimin që më tej, vijon: “Dhe i radhës që rivishet kuqeblu është mbrojtësi Abdurrahman Fangaj. Pas disa sezonesh aktivizimi në radhët e Laçit, tashmë 23-vjeçari do të jetë pjesë e Vllaznisë.” Klubi i Vllaznisë ka sqaruar edhe gjendjen e futbollistit, i cili, sidoqoftë nuk do të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit gjerman për gjysmën e parë të sezonit.
“Lojtari është në fazën e rikuperimit pas një ndërhyrje kirurgjikale që ka bërë kohët e fundit dhe për këtë arsye ka firmosur një parakontratë me klubin tonë e cila do të hyjë në fuqi në janarin e vitit të ardhshëm’, – ka sqaruar më tej klubi i Vllaznisë në postimin e tij, duke shtuar se me Fangajn është rënë dakord që ai të jetë pjesë e skuadrës kuqeblu për 3 sezonet e ardhshme.
Mbrojtësi që luan kryesisht në krahun e djathtë, por përshtatet edhe anë atë të majtë, ka spikatur në 14 ndeshjet që luajti për Tërbunin e Pukës në sezonin 2015-2016, kur ishte vetëm 18 vjeç, duke vijuar të bindë në 102 ndeshje në 4 sezonet e fundit me fanellën e Laçit, ndërsa ka veshur edhe fanellën e Shpresave kuqezi.

Të fundit

Rama: “Angela Merkel” do të hapë dyert për më shumë se 1300 nxënës në Kamëz

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të premte, 18 korrik, pamjet e shkollës së re 9-vjeçare “Angela Merkel” në...

The Economist: Kushner do t’i kërkojë qeverisë burime uji për Sazanin dhe Zvërnecin

Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime uji edhe për këto projekte. Nika thotë se të...

Fryrje dhe mavijosje në gjymtyrë, Shtëpia e Bardhë reagon për shëndetin e Trump

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur...

Mirror: Shqipëria një perle evropiane, me qytete me kalldrëm dhe plazhe mahnitëse

Lauren Haughey, gazetare e “Mirror”, e përshkruan Shqipërinë si “vendin më të habitshëm ku kemi qenë ndonjëherë”, në një artikull që vlerëson bukuritë natyrore...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shkojnë temperaturat

Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë edhe në vendin tonë...

Lajme të tjera

Web TV