Papa Françesku refuzon të takohet me Pompeon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vatikani nuk pranon politikanë gjatë fushatës zgjedhore. Vatikani ka thënë se kishte refuzuar kërkesën nga Mike Pompeo për tu takuar me Papa Françeskun ndërsa akuzoi Sekretarin e Shtetit për përpjekje për të tërhequr Kishën Katolike në zgjedhjet presidenciale të SHBA duke denoncuar marrëdhëniet me Kinën.

 Përplasjet erdhën pasi Pompeo akuzoi Kishën këtë muaj për vënien në rrezik të “autoritetit të saj moral” duke rinovuar një marrëveshje me Kinën mbi emërimin e peshkopëve.

 Pompeo, i cili ishte në Romë të Mërkurën dhe do të takohej me zyrtarët e Vatikanit të Enjten, përsëriti denoncimet e tij mbi rekordin e Kinës mbi lirinë fetare në një ngjarje të organizuar nga ambasada e SHBA në Selinë e Shenjtë.

 Dy diplomatët e lartë të Vatikanit, Sekretari i Shtetit Kardinali Pietro Parolin dhe Ministri i Jashtëm Kryepeshkop Paul Gallagher, thanë se Françesku kishte refuzuar një kërkesë nga Pompeo për një takim, pasi Papa i shmang takimet me politikanët përpara zgjedhjeve.

Zyrtarët në Selinë e Shenjtë thonë se marrëveshja nuk është e përsosur, por e quajnë atë një hap përpara.

Parolin dhe Gallagher i cilesuan kritikat publike të Pompeo si një “surprizë”, që erdhën pak para vizitës së tij të planifikuar.

“Normalisht kur jeni duke përgatitur këto vizita midis zyrtarëve të nivelit të lartë, ju negocioni agjendën për atë për të cilën do të flisni privatisht, në mënyrë konfidenciale. Është një nga rregullat e diplomacisë, ”tha Gallagher.

Këtë muaj, ka pasur shumë polemika. Pompeo u shpreh se Vatikani dhe Kisha Katolike po rrezikonte autoritetin e saj moral duke rionvuar marrëveshjen me Kinën sa i përket emërimit të peshkopëve. 

Të fundit

Restaurohet Muzeu Etnografik i Elbasanit

Në Muzeun Etnografik të Elbasanit përfunduan punimet restauruese. Muzeu Etnografik i Elbasanit, apo siç njihet ndryshe dhe si “Shtëpia e...

Rama me ndjekësit:Pasaporta evropiane duhet për të fituar dinjitetin e barabartë evropian

SHQIPËRI- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vijuar t’u përgjigjet komenteve të ndjekësve në rrjetet sociale. Shefi i qeverisë u ndal tek dobia që ka marrja...

Berisha e la në listat e hapura, Tabaku rrëfen bisedën me kreun e PD: Mendova se…

Deputetja e PD dhe kandidate në listat e hapura në qarkun e Tiranës për 11 majin, Jorida Tabaku, është sot e ftuar në emisioni...

Banorët e lumit të Vlorës sërish në protestë, kundër punimeve për ujësjellësin e Himarës

Banorët e luginës së Shushicës vijuan këtë të shtunë protestën kundër projektit të Ujësjellësit të Himarës, i cili parashikon marrjen e ujit nga burimi...

Basha në kuzhinë duke gatuar jufka,vijon replikat me kryeministrin:O Rame, ku i ke shokët

Ndër të tjera drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik foli edhe për pasionin që ka për leximin dhe kinematografinë. Ai gjithashtu thotë se gjëja që ka...

Lajme të tjera

Web TV