Burri në kërkim, gruaja e ish-kryebashkiakut fiton tenderin në M.Brendshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gruaja e Agim Kajmakut, pronare e vetme e kompanisë “Kajmaku” shpk, Merita Kajmaku ka fituar në fund të vitit të kaluar një tender me vlerë 50 mln lekë të vjetra (kufiri ishte 57 mln) për mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërta për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Rasti është i veçantë, sepse ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është në kërkim për tre akuza.  Në garë ishin katër kompani, njëra është skualifikuar, ndërsa nga tre të tjerat ka fituar firma ‘Kajmaku’.

Tenderi është dhënë nga drejtoria e blerjeve të përqendruara në Ministrinë e Brendshme. Pronari i firmës deri në 17 korrik ka qenë vetë Agim Kajmaku, por pas zgjedhjes në krye të bashkisë së Vorës ia kaloi pronësinë gruas. Agim Kajmaku i cili prej më shumë se dy

muaj ndodhet në arrati rrezikon të dënohet nga gjobë deri në 5 vite burg nga drejtësia shqiptare. Hetimet për Kajmakun janë mbyllur ndërsa ai akuzohet për falsifikim formulari të dekriminalizimit, falsifikim dokumentesh kryer në bashkëpunim si dhe ushtrim kompetencash përtej mandatit. /Fjala.al

Të fundit

Vajza e vetme në Shqipëri

Nga Frrok Çupi Nuk është e vetme vetëm në Shqipëri; as në rajon e as më tej nuk gjendet ‘Girl...

Eliminimi poshtërues i United ndaj Grimsby, Amorim: “Më vjen shumë keq për tifozët”

Në “Blundell Park”, ndodhi e paimagjinueshmja në ndeshjen midis Grimsby dhe Manchester United. Ekipi anglez i kategorisë së katërt, pas një serie prej 26...

1991 – Fundi i Bashkimit Sovjetik dhe dorëheqja e Gorbaçov-it

Bashkimi Sovjetik (BRSS), një superfuqi botërore që nga viti 1922, ishte ndërtuar mbi një sistem njëpartiak komunist. Pas dekadash regjimi autoritar, në vitet 1980,...

Ditmir Bushati largohet nga Shqipëria, bëhet pjesë e stafit akadamik të Harvardit

Prej vitesh tashmë i larguar nga politika aktive, por jo nga ajo publike dhe akademike. Ish-kreu i diplomacisë shqiptare në qeverinë “Rama”, Ditmir Bushati ka...

E rallë/ Kapet për herë të parë peshkaqeni portokalli, habiten shkencëtarët

Një zbulim i jashtëzakonshëm ka ndodhur pranë Parkut Kombëtar Tortuguero në Kosta Rika, ku gjatë një udhëtimi peshkimi është kapur një peshkaqen me ngjyrë...

Lajme të tjera

Web TV