SHBA/ Votuesit me ngjyrë të frustruar nga deklaratat e Trump

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Votuesit afro-amerikanë e konsiderojnë të gabuar faktin që Presidenti Donald Trump nuk kritikoi grupet ekstremiste të “supremacistëve të bardhë” dhe rolin e tyre në dhunën që u përhap në disa qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përkundrazi, gjatë debatit presidencial të së martës. Presidenti Trump ia atribuoi çdo episod dhune grupeve të majta, teksa iu drejtua ekstremistëve të djathtë me fjalinë “qëndroni pas dhe në gatishmëri”.

“Dëshiron t’i përmend, më jep një emër, si dëshiron ti quaj? “Djemtë krenarë”, qëndroni pas dhe qëndroni në gatishmëri. Por më duhet të them që çdo gjë që shoh vjen nga grupet e majtë, jo nga ata të djathtë. Dikush duhet të bëjë diçka për organizatat e majta si “Antifa””, u shpreh Trump.

“Po bëhet e lodhshme, kur do të vijë dita që të kemi paqe dhe dikë që të tregojë qetësi dhe të induktojë harmoni në komunitet, dhe të ndalë tensionet.

Kjo situatë po del jashtë kontrolli, por fakti që jemi këtu na jep komfort, na bën të besojmë që kjo paqe mund të arrihet ende. Për sa kohë vazhdojmë të mbajmë “gazin shtypur” dhe nuk heqim dorë nga kërkesat për drejtësi dhe barazi”, thotë Gwendolyn Deshields, votues nga Delaware.

“Racizmi dhe supremacistët e bardhë dhe të tjerë si to. Ai nuk mbajti një qëndrim të qartë mbi atë që ai beson se është e drejtë. Dhe mendoj se kjo është e gabuar. Mendoj se liderët tonë duhet të bëjnë të qartë qëndrimet e tyre.

Duhet të dimë se çfarë mendojnë mbi çështje që kanë rëndësi për ne. Nëse do të na drejtosh si shtet, ne duhet ta dimë kë po votojmë, dhe deri më tani, ai na ka dhënë shembullin e dikujt që askush nuk do të ndjekë”, Cory Deshields, votuese.

Lexo edhe :  Aksident në Dibër, makina del nga rruga, burrë e grua në gjendje të rëndë

Ndërkohë Joe Biden ka deklaruar se vendosi të kandidojë për President, pasi Trump u shpreh se në protestat e supremacistëve të bardhë në Virxhinia, ku një person mbeti i vrarë, kishte njerëz të mirë nga të dyja anët. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Berisha konfliktohet hapur me Këlliçin, arsyeja është SPAK

Mes Sali Berishës dhe ‘besnikut’ të tij Belind Këlliçi duket se ka nisur një përplasje, që nuk ka mbetur...

Elsa dhe Fredi bëhen bashkë sërish!

U shkrua rreth 40 vjet më parë nga Adelina Balashi. Vështirë të besosh se një punim diplome do të kthehej në një nga komeditë...

Aktori rikthehet nga emigrimi, por vendos të… largohet sërish

Aktori dhe regjisori Vladimir Doda është pushuar nga puna si pjesë e trupës së Teatrit Migjeni në Shkodër, fill pas largimit të Simon Shkrelit,...

1980 – Vdes Hitchcock: Mjeshtri që ndryshoi përgjithmonë kinemanë

Më 29 prill 1980, në moshën 80-vjeçare, ndërroi jetë Alfred Hitchcock, një nga regjisorët më të mëdhenj dhe më me ndikim në historinë e...

Nuk mjafton që Berisha të japë dorëheqjen. Pyetja është: “a do të ketë garë në PD?”

Edhe nëse Sali Berisha jep dorëheqjen si kryetar i PD, nuk është ndonjë lajm domosdoshmërisht i shkëlqyer për demokratët. Dilema nuk është vetëm dorëheqja...

Lajme të tjera

Web TV