Fjalët e fundit të 23-vjeçares shqiptare të vrarë barbarisht nga bashkëshorti, për të bijën 11-muajshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Zoti të ma fali”/ Postimi i fundit për të bijën i 23-vjeçares shqiptare që u vra nga burri në Amerikë

“Llokumja e vogël. Zoti të ma fali”! Ky mesa duket ka qenë amaneti i fundit i Elena Alinj, 23-vjeçares shqiptare e cila u dhunua barbarisht nga bashkëshorti i saj, duke i shkaktuar asaj vdekjen.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Amerikë, që bë e bujshme, ku e reja Elena Alinj ishte larguar për një jetë më të mirë, pasi i kishte dalë lotaria që me sa duket nuk i solli fatin që ajo priste. Pas martesës, ajo kishte sjellë në jetë një vajzë, të cilën e la 11-muajshe, ku për fatin e saj të keq tani do të rritet jetime.

Dhimbja dhe zija ka pushtuar familjen e Elenës, ndërsa presin trupin e saj të prehet në atdhe. Gjithashtu, prindërit e Elenës kërkojnë që të fitojnë të drejtën për të rritur vajzën e vogël jetime.

Ndërkohë, të afërmit e viktimës në një postim në “gofundme” kërkojnë ndihmë që trupi i saj të prehet në atdhe. Siç thuhet dhe nga postimi, vajza e re është dhunuar barbarisht nga burri i saj, i cili nuk  njoftoi së paku as urgjencën.

Ajo kishte fraktura të shumta në brinjë, shtyllën kurrizore dhe të kafshuara në trup. 23-vjeçarja humbi jetën brenda 24 orëve pasi ishte shtruar në reanimacion. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV