Rama: Projekti i përbashkët me Kosovën për Lidhjen e Prizrenit në vitin 2028

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë i pari që ka marrë fjalën gjatë mbledhjes së dy qeverive Shqipëri-Kosovë e cila po zhvillohet këtë paradite në Pallatin e Kongreseve.

Mes të tjerash Rama në fjalën e tij deklaroi se përpara se sa të vinin këtu, ai sëbashku me homologun e tij kosovar ka pasur një bisedë miqësore, ku kanë rënë dakord të investohen bashkë për të çuar përpara një projekt të përbashkët duke filluar sa më parë nga puna për, 150-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

Në një përllogaritje të thjeshtë duket qartë që është ende larg në kohë për këtë projekt rikualifikimi urban  të qytetit historik të shqiptarisë, pasi i bie viti 2028 që ky projekt të vihet në zbatim.

“Është kënaqësi e posaçme që pavarësisht këtij momenti kaq të vështirë, që po kalojmë ne dhe bota, kufizimi i kontakteve dhe kushtet për takime të afërta, janë shumë të kufizuara. Arrijmë të organizojmë këtë takim të 6-të ndërqeveritar, Shqipëri-Kosovë këtu në Tiranë, në 100-vjetorin e kryeqytetit.

Përpara se sa të vinim këtu, kemi pasur një bisedë miqësore me kryeministrin, dhe kemi rënë dakord të investohemi bashkë për të çuar përpara një projekt të përbashkët duke filluar sa më parë nga puna për, 150-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, i cili është ende larg në kohë, por jo aq larg sa për mos menduar që sot për një projekt rikualifikimi urban tërësor të qytetit historik të shqiptarisë”, u shpreh Rama.

Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë e shqiptare e madhe e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake që prej kohës së Skënderbeut.

Të detyruar nga rrethanat specifike të vitit 1878, shqiptarët thirrën një Kuvend Mbarëkombëtar.

Lexo edhe :  Papunësi? Në 2024 janë dhënë mbi 11 mijë leje pune për shtetasit e huaj

Më 10 qershor 1878 në Prizren të Kosovës, Kuvendi hapi dyert për të pritur delegatët, të cilët do të vinin nga të katërt Vilajetet e Shqipërisë: Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Kosovës./Bl.Balliu/Fjala.al

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV