Mbledhja mes dy qeverive/Rama: Po punojmë për hapjen totale të kufirit me Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë prezantimit të marrëveshjeve të cilat do të nënshkruhen mes dy vendeve Kosovë-Shqipëri, kryeministri Rama tha se po punohet për hapjen totale të kufijve

Ambicja jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të 4 lirive të BE në rajonin tonë, duke filluar nga më e thjeshta dhe më kuptimplota, heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Besoj që është e rëndësishme që Ministritë e Brendshme të intensifikojnë punën për të krijuar databasen e përbashkët dhe për të mundësuar kontrollin në kohë reale të hyrjeve dhe daljeve në të gjitha pikat kufitare të perimetrit tonë të përbashkët, gjë që do të na mundësonte hapjen përfundimtare të kufirit pa humbur asnjë centimetër në frontin e betejës kundër aktivitetit të paligjshëm apo çdo forme abuzimi me lirinë e lëvizjes”, u shpreh Rama.

Më tej kreu kryeministri Rama tha se së shpejti do firmoset marrëveshja për hyrje daljet e mallrave  në Portin e Durrësit, duke e kthyer këtë të fundit një port de facto edhe për Kosovën.

Marrëveshja që së shpejti do të firmosim për hyrje-daljen e mallrave na çon në një destinacion të paimagjinueshëm, deri para pak vitesh, shndërrimin e këtij porti në një port de facto edhe të Kosovës. Ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të objektivit që Porti i Durrësit të kthehet në një port të rëndësishëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon”, u shpreh Rama.

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV