Rama flet për “shengenin rajonal”: Nuk ka burrë që mund ta vonojë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë konferencës së përbashkët mes dy kryeministrave Edi Rama  foli sërish për “shengenin rajonal”. Rama u shpreh që këtë projekt nuk mund ta vonojë askush dhe se shërben për të ardhmen e fëmijëve.

“Një projekt që asnjë burrë, në çfarëdo moshe qoftë, nuk mund ta marrë peng dhe nuk duhet ta vonojë, duke shfrytëzuar mandat përfaqësimi nga populli ynë këtej dhe andej bjeshkëve. Shengeni rajonal është një projekt, i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në një të ardhme shumë më të mirë për rininë tonë, për fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Së pari, faktet, viktimat e kohës sonë, flasin për një progres të prekshëm në të gjitha drejtimet e bashkëpunimit dhe tregojnë se asnjë marrëveshje e nënshkruar mes nesh që nga takimi themeltar i këtij procesi ndërveprimi me mbledhjet e dy qeverive nuk ka mbetur në letër. Marrëveshjet ose kanë përfunduar së zbatuari ose janë në zbatim.

Së dyti, më vjen shumë mirë që sot jam këtu me Avdullah Hotin, i cili me urtësi, me mençuri dhe kurajo ka zhbllokuar një proces të ngrirë dhe ka hequr një pengesë të vetëvënë të Kosovës, duke i hapur rrugë vazhdimit të të vetmes vijë sjelljeje ndërkombëtare, që Kosova ka të përcaktuar qysh në ditën e parë të lindjes së saj, dialogut, dialogut, dialogut, dhe përkatësisë së patundur në familjen e madhe të vendeve që ishin kyçe në çlirimin e saj, në partneritet me SHBA dhe BE. Natyrisht që më vjen shumë mirë që tanimë tabuja e shengenit rajonal ka rënë dhe shengeni rajonal është projekti i fëmijëve tanë. Një projekt që asnjë burrë, në çfarëdo moshe qoftë, nuk mund ta marrë peng dhe nuk duhet ta vonojë, duke shfrytëzuar mandat përfaqësimi nga populli ynë këtej dhe andej bjeshkëve. Shengeni rajonal është një projekt, i cili do të ndikojë drejtpërdrejt në një të ardhme shumë më të mirë për rininë tonë, për fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë.

Lexo edhe :  Prishja e ndërtimeve pa leje në Theth, hidhet molotov ndaj fadromave të IKMT!

Është një projekt transformues për mënyrën e të jetuarit në një rajon, ku duhet të bëjmë çmos dhe është detyrimi ynë të bëjmë çmos për t’u shkëputur nga e shkuara, por edhe për njohjen e Kosovës nga Serbia, e cila mund dhe do të realizohet vetëm në rrugë diplomatike dhe përmes mençurisë, durimit dhe aftësisë për të fituar një betejë si kjo, që është diplomatike sot, nuk është ushtarake. Kosova e ka fituar lirinë, është shtet sovran dhe i pavarur, që nuk mund të vihet në diskutim apo të zhbëhet nga kushdo që vonon ta njohë. I takon Kosovës, por edhe neve, që të jemi në lartësinë e duhur për të mos shpërdoruar lirinë, duke krijuar barrikada e mure, që na dëmtojmë vetëm ne shqiptarëve si komb.

Shpreh gatishmërinë time për të çuar përpara procesin transformues, duke u nisur nga interesi ynë strategjik dhe jo duke bërë llogaritë absurde se çfarë do të përfitojnë tjerët nga ky proces. Ne duhet të shohim si do të shkojmë përpara së bashku, duke zhbërë kufirin plotësisht, duke e kthyer kufirin thjesht në një vijë administrative-gjeografike, dhe në një korridor të lirë për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve.

Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe pret e pret dhe merr refuzime nga BE pa pikën e turpit, për çështjet e tyre të brendshme, edhe ne të gjithë po e mësojmë që ecuria në procesin e integrimit evropian lidhet sa me atë që bëjmë ne, aq me atë që s’ka të bëjë me ne fare, ndaj dhe ne paralelisht duhet të hapim komplet atë që mund të hapim, që është hapësira në rajonin tonë, për t’u integruar në BE. BE nuk ka alternativë, ndërsa shpallja e luftërave në “FB”, dhe gjuha deri kërcënuese, në emër të flamurit, janë pjesë e një farse, që ka të bëjë me fantazmat e të shkuarës që vazhdojnë ushqejnë shumëkënd që hallet dhe problemet reale e të përditshme i ka të tjera.

 

Të fundit

800 mijë trupa në Gjermani, Europa bëhet gati për betejë me Rusinë

Mes paralajmërimeve për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë, Gjermania do të presë një nga stërvitjet ushtarake...

Nga 12 në 5 mln euro, ylli i Anglisë pranon ulje page për të veshur fanellën e Juventusit

Pas Jonathan David, Jadon Sancho duket se do jetë ylli i radhës që do të transferohet te Juventus. "Tuttosport" raporton se Juventus ka arritur...

“Unë doja letërsinë. Partia më çoi në thertore. Aty kuptova se…”

Flutura Açka, deri vonë deputete e PD, ka bërë një rrëfim për Euronews. Ajo është një grua që e filloi karrierën larg pasionit të...

Veliaj postim nga qelia: Këto 10 vite Tirana është kthyer në zemrën e ekonomisë”

Erion Veliaj ka bërë një bilanc të arritjeve të dekadës së fundit në Tiranë, duke vënë theksin te përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës dhe...

Zjarr masiv në kodrat e Peqinit dhe Rrogozhinës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme kodrat në zonën e Karinës, ndërsa flakët janë përhapur në Peqin dhe në...

Lajme të tjera

Web TV