Lleshaj për ligjin mbi policinë: Nga ‘përgjim ambiental’ bëhet ‘mbikëqyrje’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit nuk do të bëjë përgjime por vetëm mbikëqyrje ambientale. Me ketë tërheqje ministri brendshëm Sandër Lleshaj në Komisionit të Sigurisë iu dha drita jeshile disa ndryshimeve në ligjin për Policinë.

“Është rishikuar terminologjia duke zëvendësuar fjalën “përgjim ambjental”, me “mbikëqyrje”. Kjo besoj e ka zëvendësuar në thelb shqetësimin e disa kolegëve të komisionit dhe të disa përfaqësueseve të institucioneve”, tha Lleshaj. 

Me ndryshimet, punonjësit e policisë do kenë mundësi të ngrihen në detyrë të tjera shtetërore,  por duke hequr dorë nga statusi si pjesë e uniformave blu .

“Në momentin që punonjësi i policisë transferohet drejt një vendi tjetër në administratë publike, kryesisht në Ministrinë e Brendshme, apo tek Hetimi Tatimor, apo në struktura të tjera ku ka profil për të, ai nuk i vazhdon t’i gëzojë më atributet e policisë gjyqësore, apo të punonjësit të policisë, pra vjen si civil”, shtoi ministri.

Ligji ri parashikon heqjen e kompetencave Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ai nuk do të ketë mundësi për ndryshime në strukturat e Policisë por vetëm propozim tek ministri Brendshëm.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

”Forbes”: Pse duhet ta planifikoni Shqipërinë për pushimet tuaja?

Për dekada të tëra, Mesdheu ka qenë duke ju propozuar të njëjtat destinacione të arta, por tashmë të vjetruara...

Ilir Meta u dogj se s’pranoi të dorëzohej si Fatos Nano, do zhduket nga politika!

Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako vjen me një intervistë që ndez sërish debatin mbi prapaskenat e pushtetit dhe lojërat globale që, sipas...

Njerëzit e “marrosur” pas kukullave Labubu/Kompania kineze kap shifrën rekord të fitimeve

“Vala” globale e çmendurisë për kukullat Labubu, krijesa të vogla, me pamje të çuditshme dhe dhëmbë të mprehtë, po i sjell përfitime rekord kompanisë...

Rrotacion administrativ në vend të rrotacionit politik

Mero Baze Dorëheqjet e zyrtarëve të bashkive socialiste në gjithë Shqipërinë janë pjesë e një aksioni politik të kryeministrit, por nuk janë as detyrim ligjor...

“Lufta” kundër qumështit e djathit/ Po ato kontenjerët me drogë që zhdoganohen si banane?

Myslim Murrizi ka komentuar aksionin e radhës të mazhorancës, këtë radhë kundër qumështit dhe bulmetit pa faturë. Ai thotë se përpara se të bëhet kjo...

Lajme të tjera

Web TV