Franz Josef Shtraus/ Tre vizitat e kryeministrit bavarez në Shqipëri dhe takimi me Ramiz Alian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më datë 3 tetor të vitit 1988, në moshën 73-vjeçare, vdiq Franz Josef Shtraus, një nga politikanët e njohur të Gjermanisë. Shtraus u lind më 6 shtator 1915. Në vitin 1949 zgjidhet deputet i Bashkimit Kristian Socialdemokrat. Nga viti 1953 -1955 emërohet ministër i Punëve Sociale. Në vitin 1955 ministër i Energjetikës. 1956 -1962 ministër i Mbrojtjes. Në vitin 1962 zgjidhet Kryetar i Bashkimit Kristian Demokrat. Nga viti 1966 -1978 zgjidhet ministër i Thesarit.

Politikani i lartë gjerman, Franc Jozef Shtraus, si kryeministri i Landit të Bavarisë, e vizitoi Shqipërinë tre herë në harkun e viteve 1984-1987. Vizitën e parë e bëri më në gusht 1984, të dytën në maj 1986 dhe të tretën në nëntor 1987.

Franz Josef Shtraus
Franz Josef Shtraus

Herën e parë erdhi në rrugë tokësore me një tip xhipi nga Hani i Hotit,

Herën e dytë mbëriti në aeroportin e Rinasit me një avion të vogël çarter, që e drejtonte vetë.

Në të dy rastet vizita ishte jo-zyrtare. Dhe meqenëse nuk ishin zyrtare, u pasqyruan shumë pak në shtypin dhe median shqiptare.

Në nëntor 1987 ai erdhi pas vendosjes së marrdhënieve diplomatike Shqipëri-Gjermani, për të takuar ish Presidentin Ramiz Alia dhe për ta uruar tashmë zyrtarisht për marrëdhëniet diplomatike, të cilat ishin vendosur më 2 tetor të po atij viti.

Sipas komenteve të Deutsche Welle, Shtrausi është treguar pragmatik në marrëdhëniet me Shqipërinë. Ai ishte i ftohtë ndaj ideologjisë sunduese. Dy vizitat e para, ndonëse jo-zyrtare, ndihmuan në njohjen më të mirë të Shqipërisë në R.F. Gjermane dhe shpejtimin e hapave për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike.

Kryeministër i Bavarisë u nda nga jeta më 3 tetor 1988, pas një ataku në zemër./Fjala.al

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV