Ndërtimi i HEC-it të Skavicës/ Rama firmos marrëveshjen me SHBA-në: Kapitull i ri!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit ekonomik me Nënsekretarin e SHBA-ve për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach. Gjatë konferencës së përbashkët me zyrtarin e lartë amerikan, kryeministri Edi Rama theksoi se memorandumi i nënshkruar sot do të ndikojë  në hapjen e një kapitulli të ri për investimet e drejtpërdrejta jo vetëm amerikane, por dhe të vendeve të tjera.

Dua ta falënderoj me gjithë zemër nënsekretarin e SHBA për të kurorëzuar një proces të nisur dhe përgatitur falë përfshirjes së drejtpërdrejtë të ambasadores, duke nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik mes SHBA dhe Shqipërisë.

Përmes nënsekretarit, dëshiroj t’i përcjell publikisht presidentit Trump urimin më të sinqertë për një shërim sa më të shpejtë. Memorandumi që nënshkruam sot për bashkëpunimin ekonomik faktikisht do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e një kapitulli të ri për investimet e drejtpërdrejta jo vetëm amerikane, por edhe të huaja në Shqipëri. Do të rrisë eksportet shqiptare dhe do të ç’fusë në rrugën përfundimtare të realizimit ndërtimin e HEC-it të Skavicës. Gjë që e kthen Shqipërinë nga një vend i pasur nga burimet energjetike, por i varur nga moti, në një vend sovran në aspektin e prodhimit të energjisë.

Nxisim bizneset të vazhdojnë në këtë biznes, ku qeveria amerikane hedh hapin e parë, duke u futur dhe angazhuar vetë për të mbështetur me ekspertizën dhe teknologjinë e vet, si dhe me financimin, për ndërtimin e Skavicës. Kam parasysh impaktin e madh që do të ketë ky hap, por edhe hapat e tjerë të kompanive amerikane. Për ne paraja që vjen për t’u investuar në Shqipëri nuk është një para që vlen njësoj si kur vjen nga një vend mik, si kur vjen nga vende që nuk hyjnë ndër miqtë tanë më të preferuar dhe nuk janë aleatë strategjikë të Shqipërisë. Në këtë rast ne jemi posaçërisht të kujdesshëm. Ndërkohë që do bëjmë çmos që paraja që vjen nga vendet mike të mos ketë pengesa dhe të përkthehet në rritje ekonomike, punësim e përfitim reciprok”, u shpreh Rama.

Lexo edhe :  Mbi 100 viktima humbën jetën nga përmbytjet në Teksas, dhjetëra të tjerë ende të zhdukur

Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Ngjarja h*rror në Mat, si u rrëmbye, u mbyt dhe më pas u hodh në liqen 23-vjeçari

Renis Dobra, 23 vjeç, nga një fshat i Matit, është gjendur i pajetë dhe me shenja të dukshme dhunë,...

BE grumbullon ushqime, karburant dhe ilaçe, përgatitje për një sulm të mundshëm rus

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një plan të koordinuar për...

Kryeministri Rama publikon pamje nga plazhi publik i Velipojës: Kaltërsi dhe relaks

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm, në rrjetet sociale disa pamje nga plazhi publik i Velipojës, një prej destinacioneve më të njohura...

Pronarja e restorantit të djegur në Theth: Dëmi 150 mijë euro, ia lë në dorë drejtësisë

Një restorant në qendër të Thethit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe pushuesve. Zjarri ka...

1778 – Franca mbështet Revolucionin Amerikan, i shpall luftë Britanisë

Luigji XVI i Francës shpalli zyrtarisht luftë kundër Mbretërisë së Britanisë së Madhe, duke e përfshirë Francën në një nga konfliktet më të rëndësishme...

Lajme të tjera

Web TV