Më thuaj ngjyrën e syve të të them çfarë problemesh të presin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa studime të fundit thonë se sytë janë pasqyrë e shëndetit apo e një sërë cilësish që i kemi ose jo. Le t’i marrim me radhë:

Shkencëtarët kanë zbuluar se enët e gjakut të syve reflektojnë gjendjen e enëve të gjakut në tru, sepse janë të ngjashme në përmasa, strukture dhe funksion. Ato zhvillohen nga të njëjtat qeliza.

Edhe studime të mëparshme kanë treguar, gjithashtu, lidhjen mes përmasave të enëve të gjakut në sy dhe rrezikut për demencë, sëmundje kardiovaskulare, apo goditje zemre. Por këto studime, deri tani, ishin bërë vetëm në njerëz të moshuar.

Zbulimet e tanishme pretendojnë se këto përfundime janë të aplikueshme edhe në moshat e reja. Edhe te fëmijët.

Kjo nuk ka të bëjë me cilësinë e shikimit. Ai mund të jetë 100 për qind dhe nuk bëhet fjalë për një kontroll të tij, por për atë që quhet “retinal imaging”.

Ky ekzaminim mund të tregojë më tepër për shëndetin e trurit dhe ndoshta, në mënyrën më të shkurtër e më të lehtë.

Sipas një sërë studimesh të tjera, ngjyra e syve tregon në të njëjtën kohë edhe sesi e përjetojmë apo përballojmë dhimbjen, sa mund ta mbajmë alkoolin e deri tek aftësitë tona në sporte të caktuara.

Sipas disa studiuesve të universitetit të Pitsburgut, shkruan Living, gratë me ngjyrë më të çelët të syve, përjetojnë më pak dhimbje gjatë sjelljes në jetë të një fëmije, krahasuar me gratë me ngjyrë më të errët sysh. E në të njëjtën kohë, e mbajnë më mirë alkoolin.

Po ashtu, njerëzit me ngjyrë më të çelët të syve janë më të mirë në golf, ndërkohë që ata me ngjyrë më të errët, në bejsboll.

Lexo edhe :  Jo ekzotik, jo i shtrenjtë: Ky është fruti më i shëndetshëm në botë, sipas shkencës

Arsyeja fshihet në gjenet tona. Ngjyra e syve, nga sa dihet deri tani, bazohet në 12-13 variacione individuale të gjeneve të njeriut. Dhe ky, nuk ka sesi të jetë i vetmi funksion që këto gjene kanë në organizëm.

La.mi/Fjala.al

Të fundit

Personazhi i njohur dhe babai i tij rrihen brutalisht, përfundojnë në spital

Genard Hajdini, personazhi i njohur në rrjetet sociale por dhe në televizion ku angazhohet herë pas here, është dhunuar...

Aksioni i opozitës në vjeshtë, Berisha: Largimi i Ramës kusht mbi kushtet

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot para medias se në vjeshtë do të nisë aksionin opozitar kundër largimit të kryeministrit Edi Rama nga...

1914 – Drejt katastrofës: Serbia i shpall luftë Gjermanisë, Austria i shpall luftë Rusisë

Më 6 gusht 1914, rrjeta e aleancave politike dhe ushtarake në Evropë filloi të shpërbëhej në një zinxhir shpalljesh lufte, që do të përfshinin...

Çereku i mjeteve nuk e kalojnë kolaudimin: Ja disa nga arsyet kryesore

Gjatë periudhës janar–korrik 2025 janë testuar 167.046 mjete në qendrat e kontrollit teknik në të gjithë vendin. Sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së...

Mashtronin njerëzit për t’u marrë para, WhatsApp fshin miliona llogari

WhatsApp ka fshirë mbi 6,8 milionë llogari mashtruese në gjysmën e parë të vitit, ka deklaruar kompania mëmë, Meta. Shumë prej tyre lidheshin me qendrat e mashtrimit...

Lajme të tjera

Web TV