“The Times”: Komedia është për të gjithë/ Mr Bean, thyen rekord ndjekësish në rrjetet sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mr Bean, një nga personazhet ikonë në historinë e televizionit, me një potencial komik dhe sjellje fëmijërore, arrin  të bëhet një nga më të preferuarit në rrjetin social facebook.

Personazhi komik, i luajtur nga aktori britanik Rowan Atkinson, është shndërruar në një nga faqet më të ndjekura në rrjetet sociale.

Vetëm në Facebook, profili me emrin Mr Bean ndiqet nga 99 milionë persona në të gjithë botën, duke kaluar edhe personazhe tejet të famshëm dhe të dashur për publikun, si Rihanna me 79 milionë ndjekës apo Justin Bieber me 76 milionë si edhe shumë personazhe të tjerë të famshëm.

Mr Bean, i cili është shfaqur për herë të parë në televizion në vitin e largët 1990, ka edhe 7,5 milionë ndjekës në Instagram, 2 milionë ndjekës në TikTok dhe më shumë se 30 milionë në YouTube.

Zëvendëspresidenti i kompanisë “Banijay Rights”, e cila ka të drejtat e Mr Bean dhe kontrollon edhe llogaritë në mediat sociale, u shpreh për “The Times”: “Komedia është për të gjithë. Asaj mund t’i rikthehesh me dhjetëra herë dhe sërish nuk të mërzitet”.

Dy vite më parë, Atkinson u shpreh se nuk do të kthehej sërish në rolin e Mr Bean, pasi ndjente se kishte bërë gjithçka që mundej me karakterin. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV