Humbet këmbën pas operacionit ish-Miss Universi, bëhet burim inspirimi për shumë të rinj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një bukuroshe kolumbiane që ka konkuruar në Miss Universe, u detyrua të gjymtonte këmbën e saj pas komplikacioneve të një operacioni për të hequr një masë në barkun e saj.

32-vjeçarja Daniella Alvarez, u tregoi fansave të saj për operacionin dhe më vonë shkruante se “gjaku nuk po mbërrin” në këmbë, çka detyroi mjekët ta gjymtonin atë.

Ajo tha se kishte shkuar në spitalin Fundacion Cardioinfantil në kryeqytetit të Kolumbisë, Bogota për të hequr një masë që kishte dalë në barkun e saj.

Gjatë operacionit doktorët kuptuan se masa ishte mbështjellë rreth aortës kryesore dhe ajo pësoi një ishemi, pra mos furnizim të mjaftueshëm me gjak të një organi ose pjese të trupit.

Alvarez ishte kurorëzuar Miss Kolumbia në 2011 dhe më pas përfaqësoi vendin e saj në “Miss Universe” 2012.

Ajo nuk fitoi por me këtë fitoi një vend si prezantuese në televizion dhe ka aktualisht  1.6 milionë ndjekës në Instagram.

Pas gjymtimit Alvarez është mjaft aktive në rrjet duke inspiruar shumë të tjerë me pozitivitetin e saj. Ajo shpërndan foto të vetes dhe të afërmve ku gjithahtu dhe partneri i saj është mbështetja më e madhe.

Ajo i shoqëronte foto me një lutje për Virgjëreshën Mari “që gjithmonë më ka qëndruar pranë” dhe se “paqja e optimizmi” për situatën i kanë ardhur nga Zoti.

Alvarez shtonte: “Muajt që vijnë do të jetë të vështirë, por e dua trupin tim njëlloj si më parë. E di se me dorën e Zotit do të eci përpara”.

Ajo shtonte se do të marrë së shpejti një këmbë prostetike në mënyrë që të vazhdojë “të kërcej, të vrapoj t’i jap biçikletës dhe të bëj gjithçka që dua”. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Frekuentoheshin nga elita! Cilat janë dy lokalet në Durrës që u sekuestruan sot nga SPAK

Në kuadër te operacionit të gjerë antimafia të koduar “Ura”, Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Prokurorinë e Barit,...

“Bisha”, “Seriali”…Ja disa nga pseudonimet që përdornin anëtarët e grupit kriminal

Një grup i fuqishëm kriminal shqiptar me qendër në Durrës u shkatërruar nga autoritetet italiane në bashkëpunim edhe me SPAK. Banda merrej me trafikun...

Papa Leone i bën thirrje Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza

Papa Leone XIV i ka bërë thirrje të mërkurën Izraelit të lejojë hyrjen e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke e përshkruar gjendjen...

Pa punë dhe pa ushqim si veproi Julia Ilirjani përballë vajzës dhe skamjes në Amerikë?

Aktorja Julia Ilirjani ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, në daljen e saj të parë televizive që pas humbjes në zgjedhjet parlamentare...

Vritet ish-politikani ukrainas! Viktima u qëllua me armë jashtë shkollës së fëmijëve

Një ish-politikan ukrainas u qëllua për vdekje në Madrid këtë të mërkurën (21 Maj). Mediat spanjolle raportojnë se një person i panjohur i armatosur qëlloi...

Lajme të tjera

Web TV