Ndërtimi i Skavicës/Reagon Dritan Shano: Kush do e bëjë hidrocentralin? Duhet projekt model

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i ekonomisë Dritan Shano ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale lidhur me propjektin për hidrocentralin e Skavicës.

Shano shkruan se nuk ka asgjë të keqe në ndërtimin e “Skavicës”, por duke qënë një projekt i ri duhet të ketë në fokus mbrojtjen e mjedisit në periudhë afatgjatë si dhe kompesimin e pronës private.

Ai shkruan se duhet qartësuar për publikun se kush do të investojë në këtë projekt pasi deri tani nuk duhet të ketë ndonjë investitor amerikanë dhe se publiku duhet të dijë se si do të paguhet.

“Investitorët në Skavicë janë Shqiptarët – buxheti i shtetit (taksa+borxh vuuuuu), ndërsa zbatuesi është Amerikan – Bechtel” shprehet ai.

Postimi i plotë i Dritan Shanos 

Që të bëhet Skavica nuk ka ndonjë gjë të keqe. Shqipëria derdh në det 1800 m3/s dhe akoma nuk i plotëson nevojat e veta për energji, si dhe nuk ka ujë të pishem 24 orë në rubinet. Por, mendoj se meqenëse jemi në shekullin e 21, Skavica duhet të ketë një projekt që mbron mjedisin në afatgjatë, e mbi të gjitha duhet të jetë një projekt model sa i përket kompensimit të pronës private, dhe rentës që duhet të përfitojnë bashkitë që preken nga kjo vepër.
Ngaqë nuk dëgjova për ndonjë bashkë-financim nga US EXIMBANK për Skavicën, atëhere duhet t’i bëhet e qartë gjithë shqiptarëve se: deri tani nuk ka investitorë amerikanë në këtë projekt.
– Investitorët në Skavicë janë Shqiptarët – buxheti i shtetit (taksa+borxh vuuuuu);
– Zbatuesi është Amerikan – Bechtel.
Se jo për gjë, këto ditë duket sikur USA dhe Rama sapo janë fejuar; dhe Rama (bashkë me gjithë punditët e vet injorantë, por të krimbur në para dhe leje ndërtimi, anembanë shtypit televiziv dhe dixhital) del dhe thotë: ja e patë se Trump më çoi letër pra më do shumë, Investimi amerikan erdhi, prej meje; ku ka më të mirë se unë, ose siç thotë ai vetë: unë mund të mos jem më i miri, por më të mirë se unë s’ka.
Posi, posi     /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Trump ndryshon mendje dhe befason botën: “Nuk i ofroj gjë Iranit…”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se nuk po zhvillon bisedime me Iranin, duke...

Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve

Në Pekin, robotët humanoid luajtën një ndeshje futbolli 3 me 3, duke ofruar një pamje të së ardhmes së robotikës me Al. Robotët shkelmonin, pengoheshin...

Diversiteti kulturor dhe guida turistike (Arben Jaupaj)

Në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur, komunikimi ndërkulturor është bërë pjesë thelbësore e përditshmërisë, sidomos në fushën e turizmit. Guidat turistike janë...

Tesla ‘bën histori’, vetura udhëton vetë nga fabrika te klienti

Tesla me një arritje të rëndësishme në zhvillimin e teknologjisë së vetëdrejtimit. Kompania sapo ka kryer dorëzimin e parë plotësisht autonom të një veture te...

Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, topi shkon te Presidentja

Ekspertët e çështjeve ligjore-kushtetuese thonë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk solli zgjidhje për krizën institucionale në Kosovë. Sipas tyre, zgjidhja tani mund të...

Lajme të tjera

Web TV