Video/Valbona Selimllari i bashkohet PS-së: Unë jam me punëmbaruarit, nuk kemi kohë të humbim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka prezantuar një tjetër personazh të njohur të show bizz-it shqiptar që i bashkohet Partisë Socialiste.

Bëhet fjalë për ish-missin shqiptar, Valbona Selimllari e cila u prezantua nga Veliaj në takimin e djeshëm në Zall Bastar.

Valbona Selimllari ka marrë fjalën e saj në këtë takim ku është shprehur se është në këtë forcë politike, pasi është me ata që mbarojnë punë.

Tek Partia Socialiste jam sepse ne kemi një thënie nga Përmeti. Unë jam përmetare me origjinë dhe themi: Ai djali dhe ajo vajza po janë punëmbaruar dhe kjo fjalë më ka mbetur gjithmonë në mendje se ma thoshte gjyshi dhe nëna: “Punëmbaruari është gjithmonë i suksesshëm” dhe në fakt unë jam me punëmbaruarit, sepse për hir të së vërtetës nuk kemi kohë të humbim me ata që s’mbarojnë punë”-tha Selimllari.  /Ra.My.Fjala.al/

 

Të fundit

Çfarë u hodh në det? Mbi 100 persona përfundojnë në spital me të përziera dhe diarre

Të paktën 116 persona kishin nevojë për trajtim spitalor pasi vizituan plazhin Nazaré të Portugalisë, në distriktin e Leirias,...

Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën

Nga Artan Fuga Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën! Isabon në hebraishten e vjetër do të thotë “me punu”, por “edhe me “u penduar”. Në...

1824 – Beteja në ishullin Kos, grekët kundër osmanëve

Në vitin 1824, gjatë Luftës së Pavarësisë së Greqisë (1821–1830), ndodhi Beteja e Kosit, një përplasje ushtarake mes forcave osmane dhe luftëtarëve grekë. Ishulli...

Theu xhamat e Bashkisë së Korçës, rrëfehet “Çekiçi”: Rama më sulmoi lagjen

“Çekiçi 14”, Konstadin Dramolli është i riu që para dy ditësh në shenjë proteste kundër vendimit të kryeministrit Rama për lirimin e hapësirave publike...

Ish-drejtuesi i KGB-së: Ja pse Trump dhe Putin po përdorin të njëjtën strategji

Nga Marco Imarisio, Corriere della Sera Yevgeny Savostyanov, ish-kreu i KGB-së në Moskë dhe më pas një teknik me një sfond të shquar ushtarak që...

Lajme të tjera

Web TV