Lufta me Azerbajxhanin ‘prek’ dhe futbollin, anulohet miqësorja Armeni-Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit ka sjellë edhe anulimin e ndeshjes miqësore me Shqipërisë.

Ndeshja Armeni-Shqipëri ishte parashikuar të luhej më 7 tetor në Jerevan. Federata Shqiptare e Futbollit në një njoftim për mediat bën me dije, se vendimi është marrë për shkak të trazirave në Armeni.

Njoftimi i plotë nga FSHF

Anulohet miqësorja Armeni-Shqipëri, që ishte programuar për t’u luajtur më datë 7 tetor në Jerevan. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se është marrë vendimi që ndeshja të mos luhet, për shkak të situatës së rënduar dhe trazirave që po ndodhin aktualisht në Armeni.

Ndërkaq, ekipi kombëtar shqiptar do të vazhdojë normalisht përgatitjet në Tiranë për dy ndeshjet zyrtare të tetorit në Nations League ndaj Kazakistanit (11 tetor) dhe Lituanisë (14 tetor). Pritet që grupi të kompletohet sot e nesër dhe të vijojë i plotë seancat stërvitore në kuadër të dy sfidave të radhës në transfertë.

Konflikti midis dy kombeve u intensifikua dje, pasi Forcat e Armatosura armene goditën Terterin e Goradizin, në rrethin Fizuli. Forcat armene dhe azere kanë treguar pak gatishmëri për t’i ndaluar luftimet që shpërthyen në 27 shtator.

Më shumë se 100 persona, përfshirë dhe mjaft civilë kanë mbetur viktima të përleshjeve të rënda. Zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, Nagorni-Karabak qeveriset nga armenët etnikë, e për këtë rajon, dy ish-republikat sovjetike, kanë zhvilluar një luftë në vitet 1988-1994, ku vdiqën 30.000 vetë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Çmimet e makinave klasike po bien ndjeshëm këtë verë, ja modelet më të prekura

Tregu i makinave klasike po përjeton një tronditje këtë verë, pasi disa nga modelet më të njohura të para...

Kosova: Përzgjedhja e të dëbuarve nga SHBA do të bëhet sipas kritereve të sigurisë

Qeveria në detyrë e Kosovës bëri të ditur se përzgjedhja e 50 personave, që do të strehohen në Kosovë pasi të dëbohen nga Shtetet...

Forbes: Vizioni i guximshëm arkitektonik që riformaton kryeqytetin e Shqipërisë

Një grup arkitektësh ndërkombëtarë, të përzgjedhur personalisht nga kryeministri shqiptar Edi Rama, po e riimagjinojnë rrënjësisht Tiranën si një kryeqytet ballkanik të guximshëm, me vizion...

Rutte kritika SHBA-ve: Nuk janë plotësisht të përkushtuar ndaj NATO-s

Aleatët evropianë nuk duhet të shqetësohen për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s, tha të martën Mark Rutte, shefi i aleancës ushtarake, duke...

Herët a vonë duhej të ndodhte/ Reklamat mbërrijnë edhe në Whatsapp

A do të bëhet WhatsApp pata e artë e Metës?  Pas vitesh rezistence, reklamat do të vijnë edhe këtu. Chati i Metës - i vetmi...

Lajme të tjera

Web TV