Hajdari bllokon foltoren dhe flet me tone të ashpra: Jepini fund kësaj seance të tupshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rudina Hajdari ka mbajtur një fjalim me tone mjaft të ashpra në Kuvend, ku ka kërkuar që të ndërpritet seanca plenare, dhe të mos kalojnë ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor.

“Ju garantoj që këtë muaj shtator nuk kam reshtur duke iu takuar dhe duke marrë mendimet tuaja, dhe unë sot flas për ata shqiptarë që janë treguar shumë të të mençur se ata që kam takuar në këtë sallë. Ata e dinë shumë mirë që në këtë sallë ka vetëm mashtrime, këtu bëhen vetëm pazare, e dinë që kur kjo seancë përfundon, shumica ulen dhe bëjnë pazare dhe e shesin veten si patriot.

Ka qenë kjo sallë plenare ku në 1992 i premtuar shqiptarëve që do të dënoni krimet e komunizmit, i mashtruat se nuk i bëtë, po unë jam me ata që janë të zhgënjyer se ju nuk e bëtë këtë, ka qenë kjo sallë ku ju u thatë shqiptarëve futini lekët në firma piramidale dhe e çuat vendit në tmerret më të mëdha që kanë kaluar, jam me ata që janë të zhgënjyer se ju i mashtruat ka qenë kjo sallë në 1998 se do ua ktheni lekët që do ua ktheni lekët e humbura në firmat piramidale.

Ka qenë kjo sallë prej 30 vitesh që u ka thënë shqiptarëve që në 2001 që do futeni në BE, sot është 2020 dhe ja ku jemi sot. Sot shqiptarët po ikin me kamion në Angli dhe Hollandë. Ka qenë kjo sallë se nuk do impononi plehra dhe në fund miratoni ligjin, dhe sot po tentoni t’i urdhëro votën parapëlqyese, por në fund do e vendos unë. Mos u hiqni si patriot sikur e doni këtë vend, ju bëj thirrje reflektoni, ndaleni këtë seancë të turpshme që iu bëni qytetarëve, se jemi këtu për ata dhe jo për t’iu një grup njerëzish.

Lexo edhe :  Kur do të ketë zgjedhje për Bashkinë e Tiranës? Flet Ermal Hasimja

Hapni listat se Kodi Zgjedhor ndryshohet një herë jo sa herë keni qejf ju, jepini mundësinë shqiptarëve të votojnë atë që duan, të ikin në kosh plehra. reflektoni deputetë, ndaloni këtë seancë dhe mos u bëni pjesë e këtij aktrimi të shëmtuar, çfarë do bëj, nuk e lë foltoren”, tha Hajdari./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV