Krimi në Elbasan, kryeprokurori Çela: Një qytet s’mund të kthehet në vend për luftë mes bandash, kërkohet përgjigje nga shteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeprokurori Olsian Çela ka folur ditën e sotme për nivelin e lartë të krimit në Elbasan. Çela është shprehur që krimi po kontrollon qytetin dhe jetën ekonomike dhe se kërkohet një përgjigje ekzemplare nga shteti.

Niveli i krimit është në rritje. Kemi të bëjmë me krimin e rëndë, me krimin e organizuar. Në Elbasan po vihen re shenja të qartë të kontriollit të krimit të organizuar.

Këto janë shenja të qarta të krimit të organizuar dhe këto kërkojnë një përgjigje ekzemplare nga ana e strukturave të shtetit.

Një qytet nuk mund të tolerohet të kthehet në një skenë krimi. Këto janë ngjarje që janë vetëm maja e ajsbergut me atë që çfarë ndodh në Elbasan. As Elbasani dhe asnjë qytet tjetër nuk mund të kthehet në kontroll të grupeve kriminalë. Asnjë grup kriminal nuk mund të jetë më i fortë se shtetit.

Niveli i bashkëpunimit duhet të ngrihet në nivele të tjera. Ne po përballemi me një situatë aspak të zakonshme. Shqipëria dhe aq më tepër Elbasani nuk mund të kthehet në një model të Sicilisë së viteve 70-80. Askush nuk duhet të ndihet i vetëm përballë krimit. Duhet të kërkoni mbështetjen e të gjitha strukturave”, tha Çela./Jo.Be/Fjala.al

Të fundit

Nën shoqërinë e bashkëshortes, ja si e festoi Trump Vitin e Ri!

Pamje nga festa e Vitit të Ri, e organizuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, janë bërë...

Banori i Big Brother pranon live se është homoseksual

Një deklaratë e fortë është dhënë këtë të shtunë në prime-n e Big Brother VIP 4. Bernardi ka shprehu orientimin e tij seksual, pas një...

Horoskopi ditor, 2 Janar 2025

Dashi Kjo ditë do të jetë e mbushur me nervozizëm, ku bëni mirë që të mendoheni para se të flisni, në mënyrë që të shmangni...

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që klubet shpenzuan në vitin 2024...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Lajme të tjera

Web TV