Edhe Albana Vokshi jep mendimin e saj për largimin e Jozefina Topallit nga partia Demokratike dhe refuzimin e saj për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputete. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Vokshi u shpreh:
-Nëse Jozefina Topalli do ishte në PD, i bie që nuk i lejohej të bënte kritika.
-Jo nuk lejohet, nuk lejohet.
-Pse nuk lejohet?
-Unë s’kam bërë asnjëherë retorikë kundër Jozefinës, përkundrazi ndërsa nga ana e saj është në të drejtën e vet. Jozefina nuk është në garë.
-Në garë nuk është por Shkodra e zgjodhi.
-Patjetër, dhe është për t’u vlerësuar . E ka zgjedhur palca e anëtarësisë së PD, është vlerësim shumë i madh. Ata anëtarë të PD që kanë mbijetuar në kushte më të vështira, ndaj them është palca e partisë. Është vendim personal, krejt personal. Unë po them që anëtarësia të ka vlerësuar, dhe minimalisht duhet falenderuar dhe pse jo të vazhdohej procesi. Meqë jemi për kauza të përbashkëta, të gjithë faktorët duhet të behën bashkë.
-Si e vlerësoni këtë qëndrim të zonjës Topalli?
-Ka pasur gjithmonë kritika ndaj PD deh lidershipit. Edhe zoti Ruli dhe zoti Mustafaj kanë pasur kritika./Fjala.al/Ke.Ba