Shtatë të arrestuar në Fier, në pranga dy trafikantë droge dhe 5 grabitës gomash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Fierit ka vënë në pranga 7 persona në dy operacione. Gjatë operacionit të parë të quajtur ‘Mërtishi’ u vunë në pranga dy shtetas të cilëve iu gjetën dhe sekuestruan 10 kilogramë lëndë narkotike.

Ndërsa gjatë operacionit ‘Shëtitësit’ u vunë në pranga 5 autorë të cilët kryenin vjedhjen e gomave të makinave në Lushnjë, Fier dhe Durrës.

NJOFTIMI I PLOTË

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe falë veprimeve të shpejta operacionale, organizuan dhe finalizuan operacionin antidrogë të koduar “Mërtishi”, gjatë të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: J. Dh., 71 vjeç dhe M. Dh., 42 vjeç (babë e bir), banues në Mërtish, Divjakë, pasi gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 10 kg lëndë narkotike cannabis sativa të bëra gati për shitje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, falë një pune të mirorganizuar është finalizuar operacioni policor i koduar “Shëtitësit”, si rezultat i të cilit është bërë i mundur zbulimi dhe dokumentimi ligjor i disa ngjarjeve kriminale në fushën e vjedhjes dhe krimeve kundër pasurisë.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. H., 27 vjeç, banues në Patos dhe K. Sh., 21 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë”;E. Xh., 19 vjeç, banues në Roskovec, për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”;

P. A., 53 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”;

Lexo edhe :  Euro bie nën nivelin e 97 lekëve, rekordi i ri negativ

E. E., 34 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara ka rezultuar se shtetasit E. H., K. Sh. dhe E. Xh., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të 5 rasteve të vjedhjes së gomave të automjeteve të ndryshme në qytetin e Lushnjës, Fierit dhe Durrësit. Gjatë kontrollit në gomisterinë e shtetasit P. A., në Patos, dhe në gomisterinë e shtetasit E. E., në Sheq, Fier, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa nga gomat e vjedhura.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së shtetasit E. Xh., në Roskovec, gjetën të mbjella disa bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë...

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut. Pas një beteje...

BBC: Europa jugore në zjarr, Patra rrezikon të shkrumbohet

Një qytet i madh në perëndim të Greqisë, Patra, është nën kërcënimin e zjarreve të shpejta, ndërsa nxehtësia ekstreme dhe era e fortë po...

Lajme të tjera

Web TV