KE jep 20 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor: Angazhohemi fuqishëm për zbatimin e reformave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Evropian synon që, gjatë dekadës së ardhshme, të investojë deri në 20 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor, thuhet në një plan investimi që ka parë Radio Evropa e Lirë.

Draft-dokumenti thekson se prioritet do të jenë lidhjet më të mira të ekonomive të Ballkanit Perëndimor, brenda rajonit, por edhe me Bashkimin Evropian.

“Një gjë e tillë kërkon një angazhim të fuqishëm nga Ballkani Perëndimor për zbatimin e reformave themelore, për thellimin e integrimit ekonomik rajonal dhe për zhvillimin e një tregu të përbashkët rajonal, bazuar në legjislacionin e BE-së, për ta bërë rajonin një zonë më tërheqëse për investime”, thuhet në dokument.

Paketa, e paralajmëruar në kulmin e krizës nga pandemia COVID-19, do të paraqitet nga Komisioni Evropian të martën pasdite.

Bashkimi Evropian konfirmon se rajoni do të përfitojë shumë nga përpjekjet e intensifikuara, që synojnë “kapërcimin e trashëgimisë së të kaluarës, jo vetëm në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, por edhe të përfundimit me sukses të dialogut, me ndihmën e BE-së”.

Paketa po ashtu parashikon që, përveç granteve, Bashkimi Evropian të ofrojë garanci që ndihmojnë në uljen e kostove për investime publike dhe private dhe, në këtë mënyrë, zvogëlojnë rreziqet për investitorët./rel

Të fundit

Ndryshon skema, si do të rriten pensionet e ulëta! Ja cilat janë dy alternativat

Një reformë e re e pensioneve që po përgatitet dhe pritet të dalë deri në fund të këtij viti...

Arsimi në tkurrje, numri i nxënësve dhe studentëve ra me 3.7% në vitin akademik 2023-2024

Nga viti në vit ritmet e rënies së nxënësve në arsim po rriten, si pasojë e uljes së lindjeve dhe emigrimit të lartë në...

VIDEOLAJM/ Arbëreshët këndojnë ‘Xhamadani vija vija’ në praninë e presidentit Begaj

Presidenti Bajram Begaj ndodhet në Kalabri ku ka vizituar disa fshatra arbëreshe, ku u nderua dhe me titullin 'Qytetar Nderi'. Arbëreshët e Italisë kënduan "Xhamadani...

10 milion turistë?/ Basha: Është gënjeshtër! 60% janë shqiptarë që kthehen tek familjet

Lulzim Basha i ka konsideruar si gënjeshtër suksesin e qeverisë për 10 milionë turistët gjatë vitit 2023. Gjatë një fjalimi në Kuvendin Zgjedhor demokrat të...

‘Tirana pa makina’/ Veliaj: Një ditë e mbushur me kërcim, sport dhe plot aktivitete

Bashkia e Tiranës rikthen “Tirana pa makina” nismë kjo e cila synon sensibilizimin e qytetarëve për një mjedis më të pastër, por edhe për...

Lajme të tjera

Web TV