Aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku pritet të nisë së shpejti emisionin e tij “late night shoë”. Ai është gjithashtu pjesë e “Klanifornia”, por zanafilla e karrierës së tij është “Portokalli”. I ftuar në emisionin “Next”, ai është shprehur se aty ka fillesat që nuk do i harrojë kurrë dhe është gatuar nga ai format dhe nga regjisori Altin Basha.
Por a do të rikthehej edhe një herë aty nëse krijohej mundësia? Për Olsin, “Portokalli” mbetet një ndër institucionet më të mira të humorit, por nuk do të rikthehej më në të:
“Nuk mund të kthehem dot kurrë më në “Portokalli” vetëm për një arsye. Është njësoj sikur t’i bësh si gangster prindërve dhe t’i thuash “Unë kam lekët e mia, gjërat e mia dhe do dal veç.” dhe më pas të të heqin nga puna e t’i thuash “Të vi të rri dhe dy muaj sa të gjej një punë tjetër.”. Në “Portokalli” mendoj se kam lënë shenjën më të mirë të mundshme për aq kohë sa isha. Mendoj se nuk mund të rikthehem për të bërë diçka më të madhe se ajo që lashë.”
Pa.Va/Fjala.al