Historia tronditëse në familjen shqiptare/ Gruaja tradhtonte burrin, të dashurit i jepte edhe vajzën 14-vjeçare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në një familje shqiptare në Drenas të Kosovës.

Një 14-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga një burrë, ndërsa në dijeni ishte edhe nëna e saj, e dashura e burrit. Për këtë arsye, kanë përfunduar të dy në pranga. Burime brenda Prokurorisë së Kosovës kanë bërë të ditur se gruaja ishte nëna e 14-vjeçares, e cila kishte një lidhje jashtëmartesore me burrin që i dhunoi vajzën, me dijeninë e saj.

Nëna në momentin kur ka dalë me të dashurin e saj, e ka marrë edhe vajzën me vete, në mënyrë që të dalë më lehtë nga shtëpia, ndërsa i dashuri i saj e ka shfrytëzuar situatën dhe me pajtimin e nënës ka kryer marrëdhënie seksuale edhe me 14-vjeçaren. Mediat kosovare mësojnë se babai i të miturës, i cili njëkohësisht është edhe burri i gruas së dyshuar ka të meta mendore.

Po ashtu, gruaja e dyshuar ka edhe fëmijë të tjerë me burrin me të cilin është e martuar. Teksa gruaja dhe i dashuri i saj janë në paraburgim, vajza gjendet në strehimore. Burimet brenda Prokurorisë së Shtetit bëjnë të ditur se po shqyrtohet mundësia që shteti t’i marrë nën përkujdesje edhe fëmijët e tjerë.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

 

 

Të fundit

Slayer – spektakël, gjak, kaos dhe disa nga këngët më të mëdha të metalit

“Katërdhjetë vjet më parë, vëlla. Vëllaaaa…” – psherëtin Tom Araya, duke reflektuar mbi koncertin e parë të Slayer në...

Shpërthejnë protestat në Meksikë, përshkallëzohet dhuna ndaj bizneseve dhe turistëve

Një protestë kundër turizmit masiv që filloi paqësisht në Mexico City të premten u shndërrua në dhunë kur një numër i vogël njerëzish filluan...

Trazira në funeralin e Diogo Jotës, tifozët dynden për të bërë foto, ndërhyn policia

Vetëm pak orë pas funeralit të Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva, policia ndërhyri pranë varrit të futbollistit për të shpërndarë turmën...

A është korrupsionin një betejë e humbur?!

Nga Roland Lami Thomas Carothers, Steven Levitsky, Lucan Way mbrojnë tezën se regjimet hibride operojnë në një zonë të ndërmjetme midis demokracisë dhe autoritarizmit, ku...

“Një bombë është vendosur, do shpërthejë”/ Sekretari i Kuvendit zbulon mesazhin kërcënues

Sekretari i Kuvendit, Arben Loshi, e ka bërë të ditur përmbajtjen e mesazhit kërcënues që u dërgua sot në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, ai nuk...

Lajme të tjera

Web TV