Italiani me pasaportë shqiptare drejton azerët ndaj Qipros në “Elbasan Arena”. Ish-trajneri i kombëtares së do të kthehet sërish në vendin ku ai shkroi historinë e futbollit kuqezi, por arriti edhe kulmin e vend personal.
UEFA ka vendosur që ndeshja e 13 tetorit midis Azerbajxhanit dhe Qipros, e vlefshme për grupin 1 të Ligës C për Ligën e Kombeve, do të luhet në “Elbasan Arena”. Ai ka edhe pasaportë shqiptare dhe është në të drejtën e vet ta konsiderojë veten si në shtëpi.
Dhe Xhovani De Biazi nuk ka menduar dy herë për t’u menduar se ku do ta luajë ndeshjen e radhës, sepse trajnerit italian duket se nuk i ndahet shpirti nga Shqipëria, e, për rrjedhojë, Azerbajxhan-Qipro, do të luhet në Stadiumin “Elbasan Arena”.
Kështu, ish-trajneri i kombëtares së do të kthehet sërish në vendin ku ai shkroi historinë e futbollit kuqezi, por arriti edhe kulmin e vend personal. UEFA ka vendosur që ndeshja e 13 tetorit midis Azerbajxhanit dhe Qipros, e vlefshme për grupin 1 të Ligës C për Ligën e Kombeve, do të luhet në “Elbasan Arena”.
Ky vendimi i organizmit që qeveris futbollin kontinental, i konfirmuar edhe në faqen zyrtare në Internet të UEFA-s, vjen si pasojë e konfliktit të armatosur midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin autonom të Nagorno-Karabakut, ku prej disa javësh janë vrarë shumë civilë dhe ushtarë.
Mungesa e sigurisë, si sa i përket udhëtimeve, por edhe akomodimit në këto dy shtete ka detyruar UEFA-n të ndryshojë terrenet për zhvillimin e takimeve ndërkombëtare.
Në 10-ditëshin e parë të gushtit, De Biazi mori drejtimin e përfaqësueses azere, duke u mundur fillimisht 1-2 në shtëpi me Luksemburgun, por duke fituar minimalisht ndeshjen e dytë në Qipro me përfaqësuesen vendase.
Edhe Armenia është e detyruar të luajë jashtë “shtëpisë” së saj. Përfaqësuesja armene do të luajë në Poloni sfidën e 11 tetorit të Ligës së Kombeve ndaj Gjeorgjisë, ndërsa edhe miqësorja e 7 tetorit në shtëpi me Shqipërinë u anulua për shkak të pasigurisë.
La.Mi/Fjala.al