Kombëtarja/Berisha dhe Vrioni janë shpresë për trajnerin e kuqezinjve Reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Portieri dhe i riu i Juventusit pritet të jenë gati për dy sfidat e radhës. Pas anulimit të miqësores së 7 tetorit me Armeninë, Kombëtarja shqiptare ka vijuar përgatitjet dhe, të martën pasdite ka zhvilluar në Durrës seancën stërvitore të radhës.

Siç dihet, lista e trajnerit Edoardo Reja për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë ka pësuar ndryshime për shkak të pasojave të epidemisë së Covid-19 dhe problemeve që janë hasur me klubet.

Kështu, Ylber Ramadani, Florian Kamberi, Lindon Selahi dhe Klaus Gjasula me shumë gjasa nuk do të jenë të gatshëm për dy ndeshjet e radhës, pasi nuk lejohen nga klubet të dalin jashtë vendeve përkatëse. Edhe portieri Thomas Strakosha ka shfaqur probleme fizike dhe është në pikëpyetje për ndeshjet e mestetorit dhe, për këtë arsye, trajneri Reja ka vendosur të thërrasë portierët Alban Hoxha dhe Gentian Selmani.

Ndërkaq, probleme fizike vazhdon të shfaqë edhe mbrojtësi Jon Mersinaj, i cili është duke u monitoruar vazhdimisht nga stafi mjekësor. Ndërkaq, lajmi i mirë për Rejën është se Etrit Berisha, por dhe Xhakomo Vrioni, mund t’i bashkohen të mërkurën mbrëma ose të enjten në mëngjes grupit kuqezi për dy ndeshjet e radhës. Të mërkurën do të zhvillohen dy seanca stërvitore.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

Të mirat dhe të këqijat që sjellë ndryshimi i orës!

Sot pas mesnate, akrepat e orës do të shkojnë një orë përpara. Pra kur të jetë ora 2 pas...

“Dua të afrohemi”/ Si iu përgjigj Egli kërkesës së Gjestit?

Në një bisedë të sinqertë mes tyre, Gjesti dhe Egli tentuan të zgjidhin tensionet që kanë shoqëruar marrëdhënien e tyre deri më tani. Pas...

Edi Rama dhe shija e shtetit të ri

Nga Baton Haxhiu E pashë dhe e dëgjova nga fillimi në fund programin “Shqipëria 2030” dhe, për herë të parë pas një kohe të gjatë,...

A mund të ndryshojë muzika shijen e ushqimit? Ja çfarë thotë shkenca

Muzika nuk është vetëm argëtim, por ndikon edhe në mënyrën se si ushqehemi! E keni vënë re ndonjëherë se si një vakt në një restorant...

Mesazhi i Begajt për Kryepiskopin Joan: Nuk jeni vetëm në misionin tuaj

Presidenti Bajram Begaj në fjalën e tij në ceremoninë e Fronëzimit të Fortlumturisë së Tij Joanit, u shpreh se Fronëzimi i Tij shënon një...

Lajme të tjera

Web TV