BE siguron 500 mijë doza Remdesivir, pjesë edhe Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Evropian nënshkroi të enjten një kontratë prokurimi të përbashkët me firmën farmaceutike amerikane Gilead për furnizimin deri në 500,000 doza të Veklury, Remdesivir.

Në marrëveshje janë të përfshira 36 vende, duke përfshirë të gjitha vendet e BE, vendet nordike, Norvegjia dhe Islanda si dhe gjashtë vendet kandidate, mes të cilëve edhe Shqipëria.

Të gjithë vendet pjesëmarrëse tani mund të bëjnë porositë e tyre për të vlerë Veklury. Veklury është në këtë fazë ilaçi i vetëm me një autorizim të kushtëzuar të marketingut në BE për trajtimin e pacientëve COVID-19 që kanë nevojë për furnizim me oksigjen.

Stella Kyriakides , Komisioner për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, tha: “Sot ne sigurojmë qasje në Remdesivir për trajtimin e deri në 500,000 pacientëve në nevojë. Ne nuk po lëmë asnjë gur pa lëvizur në përpjekjet tona për të siguruar që terapi të sigurta dhe efikase të jenë të disponueshme kundër COVID-19. 

Përmes Prokurimeve tona të Përbashkëta të BE-së, ne po fuqizojmë vendet në të gjithë Evropën për të bashkuar forcat dhe për të marrë qasje në pajisjet jetësore dhe ilaçet. Ne jemi gjithmonë më të fortë së bashku, dhe ky është solidariteti evropian në veprim kundër COVID-19″.

Nënshkrimi i kësaj kontrate të përbashkët të prokurimit vjen pas kontratës së Komisionit Europian me Gilead për të siguruar 33,380 kurse trajtimi të Veklury që janë shpërndarë në të gjithë BE që nga gushti.

La.Mi/Fjala.al

Të fundit

A do të prishen tetë kate që janë ndërtuar më tepër te gradaçela te sheshi Skënderbej?

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj edhe një ndjekësi që i shkruante "nëse do të prishen tetë katet te gradaçela në sheshin...

Meteori nga Marsi shitet miliona dollarë, proteston Nigeri

Një copëz e rrallë e Marsit, e zbuluar dy vite më parë në Niger të Afrikës Perëndimore, është shitur muajin e kaluar në një...

1793 Paris, Francë – Hapet zyrtarisht Luvri, muzeu me mbi 380,000 objekte

Më 10 gusht 1793, gjatë trazirave të Revolucionit Francez, u hap për herë të parë për publikun Musée du Louvre – muzeu më i...

Shpërthen në flakë rafineria ruse e naftës, dronët ukrainas ndërmarrin sulmin e radhës

Dronët ukrainas kanë vënë në shënjestër një tjetër rafineri të madhe nafte në Rusi, e cila furnizonte makinerinë e luftës së Putin. Këtë herë, në...

Vala e lëvizjeve në nivel tjetër/ Shkundje edhe strukturave të kontrollit të territorit

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur ndjekësve, paralajmëroi gjithashtu një “shkundje” edhe të strukturave të kontrollit të territorit, duke filluar nga IMT te policitë bashkiake. “Asht...

Lajme të tjera

Web TV