Ish-ambasadori holandez reagon ashpër ndaj Daçiç pas deklaratës për varret e shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar pas deklaratës së ministrit serb Ivica Daçiç, për varret e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Bosch ka thënë se deklarata kërcënuese e Daçiçit, kundër serbëve që zbulojnë vendndodhjet e trupave të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, është në kundërshtim me premtimin e kryeministrit të tij, Aleksandër Vuçiç, në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

Sipas Robert Bosch, pika 12 e Marrëveshjes së Uashingtonit parashikon që Kosova dhe Serbia do të intensifikojnë përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar mbetjet e personave të zhdukur.

Ai ka thënë se Daçiç përsëri tregoi se ai nuk ka mësuar asgjë dhe vazhdon me politikat katastrofike të ish-shefit të tij Sllobodan Millosheviçit.

Ish-ambasadori holandez ka thënë se qeveria e Millosheviçit kishte urdhëruar pas sulmeve të NATO-s që trupat e shqiptarëve të vrarë të zhvarroseshin dhe të zhvendoseshin diku tjetër në Serbi dhe Bosnjën e kontrolluar nga serbët.

“Pas përfundimit të luftës në 1999, qindra trupa të shqiptarëve, viktima të mizorive në Kosovë gjatë mbretërimit të Sllobodan Millosheviçit, u zhvarrosën nga varret masive në territorin e Serbisë”, ka thënë ai.

Reagimi i plotë i Bosch në Facebook:

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, (ish-zëdhënësi dhe më vonë Ministri i propagandës, ashtu si shefi i tij i tanishëm Vuçiq i Milloshoviçit për Serbinë dhe tërë sundimin katastrofik të Ballkanit), duke dalë në një program televiziv në Serbi u ankua se serbët po zbulojnë sekrete në lidhje me praninë e varreve masive që përmbajnë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës në Kosovë 1998-1999.

Daçiq, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte një zyrtar i lartë i partisë së Sllobodan Millosheviqit (SPS) që u akuzua për krime lufte nga Tribunali i Hagës, duke folur për programin e TV Happy “Cirilica”, tha se tani serbët po nxjerrin shumë informacione për shqiptarët dhe kroatët, përfshirë informacionin në lidhje me ekzistencën e varreve masive të shqiptarëve që janë zhdukur që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

“Çfarë të bëjmë me serbët, të cilët po u zbulojnë (informacione) shqiptarëve, kroatëve dhe flasin çdo lloj budallallëku, duke u thënë atyre se ku janë varrosur shqiptarët në të gjithë Serbinë”, tha Daçiç.

Ai gjithashtu tha se disa serbë po bashkëpunojnë me shqiptarët, sepse, siç tha ai, nuk ka asnjë shans që dosjet e klasifikuara të krimeve të luftës të shërbimeve sekrete të Serbisë të përfundojnë në duart e njerëzve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Daçiq është i bindur se këto dokumente u zbuluan nga Beogradi.

“Tani po ju them: shikoni programin e Veljko Odalovic për gjetjen e personave të zhdukur, i cili gradualisht shkon dhe heton disa vende, të cilat po raportohen nga disa spiunë. Dhe disa njerëz nga prokuroria jonë, prokuroria e krimeve të luftës, po bashkëpunojnë me shqiptarët. Si ndodhi që dokumentet e shërbimit tonë të inteligjencës të përfundojnë në duart e UÇK-së? ”, tha Daçiç.

Gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-999, forcat serbe kryen vrasje masive në fshatrat shqiptare të Kosovës, duke varrosur shumicën e viktimave afër vendit të vrasjes. Por, kur u bë e qartë se NATO do të ndërhynte për të ndaluar këto krime, qeveria e Millosheviqit urdhëroi që trupat të zhvarroseshin dhe të zhvendoseshin diku tjetër në Serbi dhe Bosnjën e kontrolluar nga serbët. Pas përfundimit të luftës në 1999, qindra trupa të shqiptarëve, viktima të mizorive në Kosovë gjatë mbretërimit të Sllobodan Millosheviçit, u zhvarrosën nga varret masive në territorin e Serbisë.

Vërejtjet kërcënuese të ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç, kundër serbëve që zbulojnë vendndodhjet e trupave të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, janë në kundërshtim me premtimin e kryeministrit të tij, Aleksandar Vuçiç, në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator.

Pika 12 e Marrëveshjes së Uashingtonit parashikon që Kosova dhe Serbia do të intensifikojnë përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar mbetjet e personave të zhdukur. Kosova dhe Serbia janë gjithashtu të detyruara të vendosin një pikë kontakti për të koordinuar veprimet e tyre.

Daçiq përsëri tregoi se ai nuk ka mësuar asgjë dhe vazhdon me politikat katastrofike të Millosheviçit.

Siç tha me të drejtë Vjosa Osmani, ky njeri vështirë se mund të shihet si një partner për të bërë biznes me të. Për vërejtjen e tij të papranueshme duke e quajtur Kosovën (laike) – islamike, ai kurrë nuk kërkoi falje.

Kosova ende pret falje të përgjithshme nga Serbia për atë që ndodhi në vitet nëntëdhjetë.

Të fundit

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë

I nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë, do të vijojë të regjistrojë temperatura të larta dhe gjatë ditës...

12 gusht 1913 – Përfundon Konferenca e Ambasadorëve në Londër

Konferenca e Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 – gusht 1913) u mblodh nga fuqitë e mëdha të kohës – Britania e Madhe, Franca, Rusia,...

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

Lajme të tjera

Web TV