U mposht nga Maqedonia e Veriut/ Starova: Kosova kurrë më dobët se sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ëndrra e Kosovës për t’u kualifikuar në Euro 2021 mori fund në Shkup. Maqedonia e Veriut fitoi 2-1 dhe do të përballet me Gjeorgjinë në Tbilis për një biletë për në kompeticionin evropian.

Sulejman Starova,në emisionin “Pressing” në ABC News, analizon disfatën e dardanëve, duke theksuar se, pavarësisht mungesave, ekipi i Challandes zhvilloi një takim shumë të dobët.

“Pritshmëritë ishin më të mëdha. Moment delikat, që mund ta çonte Kosovën lart, por nuk kishim fatin të kishim formacionin më të mirë. Na ka zhgënjyer kjo ndeshje, nuk e kam parë asnjëherë më dobët se këtë radhë Kosovën.

Rashica dhe Muriqi janë lojtarë që bëjnë diferencën, kjo nuk diskutohet. Edhe ata që i zëvendësuan nuk ishin mirë, Nuhiu ishte në hije. Erdhi një moment i mirë për futbollin kosovar dhe atë shqiptar.

Ajo që nuk na pëlqeu ishte loja, sikur ishin pajtuar me rezultatin 2-1. Përpjekje të vakëta për të tentuar barazimin. Kosova ka guxuar me kombëtare të mëdha, ka sulmuar me shumë lojtarë, por sot ishte një Kosovë tjetër“, deklaron Starova./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Legjenda e Anglisë: Problemi i Realit ka një emër, quhet Toni Kroos

Rio Ferdinand mendon se problemi i Real Madrid është mungesa e Toni Kroos. Mesfushori gjerman u largua verën e...

Danimarkë, i moshuari përpas turmën dhe plagos 5 persona. Makina gjendet mbi tavolina

Një makinë ka përplasur dhe plagosur të paktën pesë persona në qendër të Kopenhagenit, sipas mediave daneze. Dëshmitë raportojnë se një makinë me ngjyrë të...

Viktima roje i banesës së “Buzëderrit”, del VIDEO e autorit të vrasjes së Renato Hoxhajt

Teksa hetimet vijojnë të tjera detaje po dalin lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e 27 prillit, ku në dalje të banesës së tij...

Kërkon titullin e 100-të, por humbi 3 ndeshje! Djokovic tërhiqet nga ‘Italian Open’

Tenisti Novak Djokovic u tërhoq nga 'Italian Open' të martën në mes të një serie prej tre humbjesh, duke hedhur dyshime nëse do të...

“Jemi vendi me taksat më të ulëta në rajon”, Rama: Biznesi i vogël, deri në 2029…

Kryeministri Edi Rama zgjodhi qytetin e Kukësit për të prezantuar agjendën elektorale. Me shifra ai krahasoi ecurinë e vendit që nga viti 2013 e...

Lajme të tjera

Web TV