Spiropali “shpërthen” ndaj Metës: S’kanë nevojë heronjtë për verdhushkat e baba Xhikes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i konsideron dekoratat që shpërndan presidenti Ilir Meta për heronjtë e popullit “teneqe që i jep si verdhushkat e qypit të marrëzizë.”

Në një postim në “Facebook”, Spiropali shkruan se Meta është i vetmi President në botë që dekoron njerëz të rënë në luftë. Për të, kjo është një farsë e neveritshme dhe qesharake.

Ndër të tjera Spiropali shprehet se, LSI është partia që i turpëron heronjtë e luftës dhe se Meta është gjeneral i një ushtrie të vdekur që s’ka asnjë lidhje me heronjtë.

Postimi i plotë

Kush kujton se Ilir Meta i nderon dëshmorët me teneqet që i shpërndan si verdhushkat e qypit të marrëzisë nga foltorja e Presidentit, gabon rëndë! Nuk kanë nevojë heronjtë e popullit për verdhushkat e Baba Xhikes dhe Baba Xhikja është i vetmi president në botë që dekoron njerëz të rënë në luftra që kanë ndodhur kur ai vetë nuk kishte lindur akoma!

Kjo është një farse e turpshme, e neveritshme, qesharake, e cila u bë krejt kuptimplotë kur dekorata për Vojo Kushin nuk iu dha as familjes së heroit po një të panjohuri që kishte ardhur në ceremoni nga kafeneja e LSI-së afër Presidencës! Nëse ka një parti sot që i turpëron heronjtë e luftës është LSI e qypave dhe filxhanëve dhe nëse ka një individ që e turpëron shtetin shqiptar në marrëdhenie me kujtimin e tyre, ky është Baba Xhikja i Presidencës me dekoratat e tij si vula e Xhike Qamilit!

Mua nuk më komplekson asnjë qyp e asnjë filxhan i LSI sepse unë dhe Partia Socialiste luftërat çlirimtare dhe heronjtë e tyre, i kemi në ballë, i nderojmë duke luftuar për Reformën në Drejtësi, për Taksimin e Ndershëm, për Librat Shkollore Falas, për Rimbursimin e Ilaçeve për më shumë se gjysëm milionë qytetarë të pasiguruar, për Rilindjen Urbane, për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, për Shqipërinë Evropiane…

Lexo edhe :  "Dorëzoj mandatin nëse…"/ Deputetët e rinj 'kopjonë' te vjetërit, sherr në studio

Po po, Ilir Meta është gjeneral i një ushtrie të vdekur verdhushkash që s’ka asnjë lidhje me heroizmat e me heronjtë e luftrave shqiptare për liri! Kur ai flet per Avni Rustemin, mua më kujtohet blloku i tij i zi. Kur ai flet per Margarita Tutulanin, mua me kujtohen vilat e tualeti për macet e Monës.

Kur ai flet per Vojo Kushin, mua me kujtohet Peçua i tij farmaceutik dhe me vjen për të vjellë nga nëpërkëmbja brutale e yjeve të luftës nën shollën e ushtrisë së gjeneral Xhikes! Kështu që le të lehin sa të duan, po të vërtetën time nuk e negocioj me askënd!

Të fundit

Biden me kancer, Trump i pamëshirshëm: Nuk më vjen keq për të

Ish-presidenti Donald Trump deklaroi të premten se nuk duhet të ndihen “shumë keq” për presidentin Joe Biden, i cili...

Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Vazhdimi i 24 i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora 10:30. Kuvendi i Kosovës po dështon të zgjedhë kryetarin e ri pasi...

Ditë me diell dhe temperatura deri në 30 gradë, parashikimi i motit për sot

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash kryesisht të mesme...

Lumir Abdixhiku: Kosovës i duhet një “SPAK”, si ai i Shqipërisë!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se vendi ka nevojë për një “SPAK”. Thirrja e tij...

Elia Zaharia flet për divorcin: Jam shumë me fat për mbështetjen që pata nga familja

Aktorja e njohur Elia Zaharia foli sot për jetën e saj të re, karrierën dhe angazhimet e saj, pas divorcit me Princ Lekën. E...

Lajme të tjera

Web TV