Gjykata Kushtetuese/ KED i hap rrugën për kandidim Sonila Bejtjas, skualifikohet Papandile

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

KED i hapi sot rrugë gjyqtares Sonila Bjejta, për të kandiduar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese.

Më 6 tetor KED skualifikoi 4 aplikantë, kurse nga mbledhja e sotme është kualifikuar Sonila Bejtja, por është skualifikuar Eugen Papandile. Bejtja do të kandidojë për vendin vakant të shpallur nga Presidenti që më 22 nëntor të 2019. Gjyqtari i asokohe Besnik Muçu u shkarkua nga Vetting. Eugen Papandile ka afat pesë ditë për t’u ankuar pas këtij vendimi.

NJOFTIMI I KED

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), vijoi këtë të premte, datë 09.10.2020, mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite:

Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

Eugen Papandile

Sonila Bejtja

Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm.

Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, anëtarët zëvendësues, përfaqësuesi i Avokatit te Popullit, përfaqësuesit e Presidentit të Republikës, përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.

Mbledhja nisi me miratimin e procesverbalit të mbledhjes së datës 05.10.2020.

Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit rigoroz dhe të thelluar të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara që kërkohen për përzgjedhjen, qenien dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, unanimisht vendosi:

Lexo edhe :  Paralajmërimi i meteorologes: Shijoni këto ditë, pasi të dielën do të ketë…

Lejimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese :

Sonila Bejtja, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

Eugen Papandile, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.

Vendimet e plota dhe të zbardhura do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Shtëpia e aktores së njohur përfshihet nga zjarret masive në Los Angeles

Shtëpia e aktores Leighton Meester dhe bashkëshortit të saj, aktorit Adam Brody, është shkrumbaur nga zjarret masive të cilat...

Apartamente, automjete e llogari bankare/ SPAK konfiskon pasurinë e 5 personave

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dorëzuar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, më 08.01.2025 kërkesën për konfiskimin...

Hyn në fuqi ligji, Kosova nuk do zhdoganojë makina më të vjetra nga 10 vjet

Nga 1 janari 2025, qytetarët e Kosovës nuk do të kenë mundësinë të zhdoganojnë automjete më të vjetra se viti i prodhimit 2015. Kjo është...

Ndërtime në pronat publike/ Rama prezanton projektin: Shteti përfiton si privati

Institucionet publike do të hyjnë në marrëveshje partneriteti me ndërtuesit, njëlloj si këto të fundit bëjnë me pronarët privatë. Kjo është nisma e re...

Zjarret shkatërruese në Los Anxhelos, imazhet satelitore tregojnë se si u përhapën

Një video e bërë publike, marr nga imazhe satelitore tregon zjarret Palisades dhe Eaton në zonën e Los Anxhelosit duke shkaktuar shkatërrim të gjerë...

Lajme të tjera

Web TV