Çuçi, Bashës: Personazhin që kishe në krah e njeh gjithë Myzeqeja për borxhet ndaj fermerëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi, ka reaguar për takimet e kreut të opozitës Lulzim Basha me bizneset në Lushnje.

Çuçi thotë se Basha është jo vetëm i paaftë por shfaqet para kamerave me personazhe që i njeh gjithë Myzeqeja për problemet me ligjin me malin e borxheve që iu kanë fermerëve.

Ministri paralajmëron padi ndaj pronarit të pikës së grumbullit që e akuzoi se ka përfituar disa milionë euro nga investimi në pikën e grumbullimit ku ai punonte më parë, ndërsa Bashës i thotë se përgjigjen do ta marrësh me 25 prill.

Kryetari i Partisë Demokratike nuk zhgënjeu as kësaj radhe gjatë vizitës së tij në Lushnje, ku kishte marrë përsipër të fliste për bujqësinë. Mirë që është i paaftë për të kuptuar rolin e pikave të grumbullimit në qarkullimin e produkteve bujqësore, por zgjedh të shfaqet edhe me personazhe që i njeh gjithë Myzeqeja për problemet me ligjin me malin e borxheve që iu kanë fermerëve. Në vitet 2008-2012 kur Luli ishte në qeveri, pati 0 investime në pika grumbullimi.

Prej vitit 2013 e deri më sot që flasin, janë 123 përfitues me një shumë totale 20.8 milionë Euro. Koha provoi që mbështetja jonë për pikat e grumbullimit si hallkat kryesore mes fermereve dhe tregut ishte politika e duhur që dha rezultat. Është FAKT se vetëm në vitin 2019 janë eksportuar në sasi 334.7% më shumë fruta dhe perime nga Shqipëria, në krahasim me vitin 2012.

Eksportet janë 3.4-fishuar në raport me vitin 2012. Biznesi për të cilin Saimiri i ankohet Lulit, është një nga investimet më të mëdha në rajon, që ka përfituar nga programi IPARD aq sa e lejojnë rregullat e përcaktuar në Bruksel dhe vetë ka investuar rreth 7 herë më shumë së mbështetja që ka marrë. Biznesi i Saimirit ndërkohë deri dy vite më parë ishte nën sekuestro për shkak të detyrimeve  të pashlyera ndaj fermerëve dhe të tretëve. Thjesht sepse ai ka zgjedhur të mos punojë, por të merret me politikë dhe për t’i ikur borxheve të pashlyera sa hap njërën pikë grumbullimi mbyll tjetrën.

Lidhur me akuzat ndaj meje se medemek paskam përfituar disa milionë euro nga investimi në pikën e grumbullimit ku Saimiri punonte kohë më parë, do t’i japë mundësinë që t’i provojë në sallën e gjyqit. Luli ndërkohë, që na tregoi sërish se askush nuk ia hap derën por mezi gjen ndonjë personazh si Saimiri, përgjigjen do e marrë më 25 prill. Humbës recidivist edhe kësaj here.

Të fundit

Ish-kryeministri italian “kapet mat” në paradën e Xi Jinping: nisin polemikat në Romë

Nga Valentina Santarpia, Corriere della Sera Ish-kryeministri shfaqet në një video në aktivitetin e organizuar nga Kina për të festuar...

Serbia në “krahët” e Kinës, Vuçiç: Armatosemi për t’u ruajtur nga fqinjët

Aleksandar Vuçiç po e hedh Serbinë në krahët e Pekinit. Duket se plani kryesor është armatosja e Serbisë. Në një reagim për mediat pas...

Skandali në një kopsht privat/ Fëmija 3-vjeç del i dhunuar, prindërit akuzojnë edukatoret

Një tjetër rast dhunimi është regjistruar në një nga kopshtet e vendit tonë. Kësaj here kemi të bëjmë me kopshtin “Qendra Siar” në Mëzes...

Behgjet Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës!

Pas përplasjeve për aksionet e aeroportit të Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli ka vendosur të shkarkojë administratorin e shoqërisë koncesionare, Vlora International Airport, Valon Lluka. Vendimi është marrë dy ditë...

Ngjarje shokuese, gjenden të vdekur në banesë foshnja i porsalindur dhe nëna e tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen Patisia të Athinës, ku një grua shtatzënë dhe i porsalinduri i saj u gjetën të vdekur brenda...

Lajme të tjera

Web TV