Nëna fiton betejën me Covid-19, vajza bën dedikimin prekës për personelin mjekësor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia nga koronavirusi ka bërë që të mos jemi pranë të afërmve tanë kur ata kanë më shumë nevojë, të sëmurë dhe në spitale.

Pacientët e prekur nga Covid-19 dhe të shtruar në spitale e kishin kategorikisht të ndaluar takimin  me familjarët duke qënë kështu në kontakt vetëm me personelin mjekësor.

Vajza e njërës nga pacientet e cila ishte shturuar në spitalin Infektiv si e prekur me koronavirus, por arriti ta fitonte këtë betejë, ka falenderuar nëpërmjet një postimi në “Facebook” personelin mjekësor që i ka qëndruar pranë nënës së saj kur ajo nuk mundej.

Në postimin e saj ajo shkruan se në ditët e vështira kur thotë se edhe atehere kur padashur degjonte nepermjet telefonit mekjen e zerit tone, ju ishit aty.

Ky postim i saj është shpërndarë nga kryeinfermierja e Spitalit Infektiv, Ana Luca , e cila shkruan:

Ah sa mirenjohje e bukur

 

Postimi i plote:

Mami sot eshte mire dhe kjo fale jush te dashur personeli i Sherbimit Infektiv kati i pare???????

Ju ishit aty qe nga fillimi, ne çdo dhimbje te sajen, jo vetem duke e mjekuar, por ishit aty si nje terapi intensive psikologjike sa here qe kishte nevoje…

Ju ishit per te, dora e ngrohte qe e perkedhelte kur i mungonin te dashurit e saj.

Edhe atehere kur padashur degjonte nepermjet telefonit mekjen e zerit tone, ju ishit aty…

Ju qe çdo dite e nate, nuk reshtet se qeni per te familja e munguar e qe me profesionalizmin tuaj, na e kthyet shendoshe e mire te dashuren tone…

Nuk e di a mjaftojne fjalet per t’u falenderuar nga zemra…❤❤❤

Perulesisht mirenjohese:

Prof. Najada Çomo, Profesioniste e paepur, e dashur, e palodhur (s’do ti harroj kurre fjalet falenderuese te mamit per Ju!) Faleminderit shume!?????

Lexo edhe :  Papa Françesku rrëzohet në rezidencën në Vatikan, pëson thyerje të krahut

Merita Ndreu, mikja ime, kryeinfermieja e palodhur, e mira ti… te jam shume mirenjohese per te gjitha! Te dua shume vertete! ❤❤❤

Korab Gjana, çmund te them per ty… kam hall se mbas ca ditesh, do ti mungosh mamit…☺️☺️☺️ Te kam xhan djalosh! ???

Faleminderit pa fund Urgjences se Infektivit, stacionit te pare per mamin ne spital!

Zana, Dr. Çimi jeni shume te mire! ????

Faleminderit te gjitheve, mjek, infermier, sanitare e staf ndihmes!

Zoti iu bekofte ju dhe familjet tuaja!    /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Çmimet e apartamenteve rritje me 15%, ja cilat janë zonat më të shtrenjta

Çmimet e apartamenteve do të vijojnë të rriten edhe për vitin 2025. Mungesa e fuqisë punëtore, rritja e kostove...

Zhgënjim në tregun e kriptovalutave, monedha e Donald Trump në rënie të lirë

Kriptomonedha zyrtare e Donald Trump ka rënë me 32% gjatë 24 orëve të fundit. Kjo rënie vjen mes zhgënjimit për dështimin e presidentit për...

Pse shqiptarët blejnë rroba të përdorura?

Çmime më të lira, marka cilësore dhe origjinale, apo veshje ndryshe çfarë shiten në tregje apo dyqane, janë arsyet që vajzat e gratë kryesisht...

Sazani një investim politik, jo strategjik

Nga Blendi Kajsiu Pas marrjes së ishullit më të rëndësishëm dhe më të bukur shqiptar nga Jared Kushner, dhëndër i presidentit Trump, vihet re një...

BE thirrje Serbisë: Garantoni lirinë e shprehjes dhe medias, mbroni lirinë e gazetarëve

Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar nga autoritetet në Serbi që ta garantojnë punën e papenguar të gazetarëve dhe t’i hetojnë rastet e keqpërdorimit të...

Lajme të tjera

Web TV