Armenia sulm me raketa pas vetëm 24 orë armpushim, 7 viktima dhe dhjetëra të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe 33 të tjerë janë plagosur nga një sulm me raketa i ushtrisë armene ndaj qytetit Ganja në Azerbajxhan, ende pa kaluar 24 orë nga armëpushimi i arritur, raporton Anadolu Agency (AA).

Numri i viktimave u bë i ditur nga Ministria e Jashtme e vendit, e cila në një deklaratë në Twitter tha se në mesin e të plagosurve ka edhe fëmijë.

Ali Memedov, një qytetar i cili i mbijetoi sulmit duke shpëtuar vetë nga rrënojat e shtëpisë së shkatërruar nga sulmi, tha për AA se fillimisht ka menduar se bëhet fjalë për tërmet.

“Dëgjuam një zhurmë shpërthmi. Më pas, shtëpia u shemb mbi ne. Në fillim mendova se ishte tërmet. Pastaj dolëm nga rrënojat së bashku me familjen”, tha Memedov.

A

“Kur dolëm jashtë përjetuam tronditje. Raketat kishin rënë në ndërtesat e fqinjve. Dëgjova britma të fëmijëve dhe grave. Menjëherë i ndihmova ata dhe u përpoqëm të largoheshim nga zona”, shtoi ai.

Ndryshe, në takimin e ministrit të Jashtëm të Azerbajxhanit Ceyhun Bayramov dhe ministrit të Jashtëm armen Zohrab Mnatsakanyan në Moskë dy ditë më parë, me ndërmjetësimin e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, u ra dakord që nga dje në mesditë të shpallet armëpushim për qëllime humanitare për shkëmbimin e të burgosurve dhe trupave të të vrarëve.

Përleshjet e reja shpërthyen më 27 shtator dhe që prej asaj kohe, Armenia ka vazhduar sulmet ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase, duke shkatuar viktima.

Rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit ka qenë nën okupimin ilegal të Armenisë për rreth tre dekada.

Grupi i Minskut i OSBE-së, i bashkëkryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA, u formua në vitin 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por pa rezultat. Megjithatë, në vitin 1994 u arrit një armëpushim.

Lexo edhe :  Lotët e grave të robërve ukrainas të luftës, episodi rrëqethës pas lirimit të ushtarëve

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut ose Nagorno-Karabakun, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, si dhe shumë organizata ndërkombëtare, kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese. Ru. Do/ Fjala.al

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit/ Noka: Nga administrata deri tek SHISH u shndërruan në patronazhistë

I ftuar në emisionin “Log.”, Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, ka akuzuar qeverinë për shkelje flagrante...

VIDEO/ Panik në ajër, pasagjeri i dehur godet stjuardesën, bërtet se avioni do rrëzohet

Një pasagjer i dehur në një fluturim nga Spanja për në Mbretërinë e Bashkuar shkaktoi trazira kur sulmoi një stjuardesë dhe bërtiti se avioni do të rrëzohej, ndërsa refuzoi...

Ilir Meta: Tedi Blushi do ta tundë Kuvendin, do jetë mëkëmbësi im aty

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga qelia lidhur me zgjedhjet e 11 majit, ku ai garoi në listën e hapur...

Ursula von der Leyen nderohet me Çmimin “Karl i Madh”, thirrje për një Evropë të bashkuar

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është nderuar me Çmimin Ndërkombëtar të Karlit të Madh në qytetin historik të Aachenit në Gjermani,...

38 vite në Parlament, çfarë mbani mend nga këta tre deputetë?

Afrim Krasniqi Shqipëria është në vitin 2025. Në dhjetor 1990 u lejua pluralizmi, në mars 1991 u bënë zgjedhjet e para shumëpartiake. Tre nga deputetët...

Lajme të tjera

Web TV