Komisioneri për zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi është karantinuar në shtëpinë e tij pasi një anëtar i ekipit të tij ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Lajmin e ka dhënë vetë Varhelyi nëpërmjet një postimi në Twiteer dhe ka shkruar që është në pritje të rezultateve të testit që ka kryer.
Postimi i plotë:
Unë u informova sot se një anëtar i ekipit tim doli pozitiv për # COVID19 . Në pritje të rezultateve të reja të testit, unë dhe anëtarët e ekipit të interesuar po vet-izolohemi në përputhje me udhëzimet e shëndetit publik. Ndihem mirë, nuk kam simptoma, testet e mia gjatë javës së kaluar ishin negative. Qëndro i sigurt!/Jo.Be/Fjala.al