Kryeministri Edi Rama ka përfunduar mbledhjen me drejtuesit politikë të PS-së, në fundin e të cilës ka paralajmëruar Ilir Metën që të kalojë sa më parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pasi nuk ka kohë për implemetimin e tyre, për zgjedhjet e 25 Qershorit.
Rama u pyet edhe për planin 5 pikësh të kreut të PD-së Lulzim Basha, duke thënë se “nuk ia ka idenë këtij lloj plani”.
“Nëse presidenti Ilir Meta dërgon në Kuvend kthim të Kodit Zgjedhor, do të rrëzohet. Nuk ia kam idenë për plan me 5 pika të Lulzim Bashës. 5 qershori është respektuar. 30 qershori është respektuar dhe nuk ka asgjë më për të thënë dhe s’ka kohë për të humbur.
Presidenti bën mirë ta firmosë ose ta ktheje sa më parë. Pasi nuk ma më kohë për implementimin”, tha ndër të tjera Rama./Bl.Ba/Fjala.al