Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Çfarë do të ndodh nëse Trump fiton mandatin e dytë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur më 4 shtator, në Zyrën Ovale, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nënshkruan një marrëveshje për normalizimin ekonomik, administrata e presidentit amerikan, Donald Trump e quajti atë “historike” dhe një shenjë të angazhimit të Washingtonit në Ballkan.

Interesimi i administratës Trump për një nga problemet më të vështira të rajonit befasoi disa ekspertë të Ballkanit, të cilët kanë pritur që Departamenti amerikan i Shtetit të vazhdojë politikën e vjetër, sipas së cilës, Europës i lihej në dorë udhëheqja e bisedimeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lokale dhe për t’i anëtarësuar vendet e reja në organizatat perëndimore.

Para së gjithash, Trump kishte pyetur në 2018 pse Shtetet e Bashkuara duhej të vinin në rrezik ushtarët e tyre për të mbrojtur Malin e Zi, një vend ballkanik që u bashkua me NATO-n një vit më parë. Komenti i tij ngriti shqetësim në lidhje me angazhimin e Uashingtonit në rajon.

Përfshirja e SHBA-së në vendet e rajonit, që ishin pjesë e ish-Jugosllavisë deri më 1991, ishte zbehur gjatë dy dekadave të fundit.

Aneksimi nga Rusia i Gadishullit të Krimesë në Ukrainë në 2014-ën  mbështetja e saj për separatistët në rajonin Donbas, e detyruan Uashingtonin të rrisë përfshirjen e tij në Evropën Lindore, përfshirë Ballkanin, ku mosmarrëveshjet e pazgjidhura për dekada, e bëjnë rajonin të ndjeshëm nga intrigat e Kremlinit.

Presidenti Trump ka sinjalizuar se angazhimi i tij në Ballkan do të vazhdojë nëse ai fiton një mandat të dytë më 3 nëntor. Ai u ka thënë Hotit dhe Vuçiqit se do të vizitojë të dyja vendet “në një të ardhme jo shumë të largët”.

Nëse e realizon vizitën, ai do të ishte presidenti i parë i SHBA-së që viziton Serbinë që kur Jimmy Carter mori pjesë në varrimin e udhëheqësit jugosllav, Josip Broz Tito më 1980. Ru. Do/ Fjala.al

Lexo edhe :  Trump: Izraeli dhe Irani kanë shkelur armëpushimin

 

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV